• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet për shëndetin mendor: Jam me fat që jam gjallë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i dokumentarit të Selena Gomez, ‘My Mind& Me’. Në klip Selena shihet teksa flet për jetën e saj dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore.

“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar”, shpjegon me lot në sy këngëtarja. “Dhe unë nuk dua të jem e famshme. Por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë.” Gomez ka qenë e hapur me fansat për problemet e saj shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë diagnozën e lupusit në 2014. Ajo gjithashtu kërkoi trajtim në 2018 dhe zbuloi në 2020 se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.

“Ji vetvetja, Selena”, i thotë vetes aktorja dhe producentja e “Only Murders in the Building” në hapjen e trailerit. “Askujt nuk i intereson ajo që po bën.Ji në rregull me veten . Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”

Mikesha e vjetër i Gomez, Raquelle Stevens gjithashtu shfaqet në trailer, duke folur për artisten gjatë shumë betejave të saj personale.”Nëse dikush do të shihte atë që pashë unë, ata nuk do ta kishin njohur atë,” ndan Stevens.

Dokumentari përfshin gjashtë vjet të jetës së themelueses së Rare Beauty, duke u dhënë shikuesve një vështrim të brendshëm të filantropisë dhe trajtimeve intensive për të luftuar sëmundjet e saj të ndryshme.

“Gjithçka që kam kaluar, do të jetë aty.”, rrëfen Selena . “Unë jam më e lumtur dhe tani di më mirë të kontrolloj emocionet dhe mendimet e mia”

“Selena Gomez: My Mind & Me” do të shfaqet premierë më 4 nëntor në Apple TV+./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *