• |
ide | kryesore

Zbulohen imazhet e papublikuara të Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider




Disa imazhe të Marilyn  Monroe që u shkrepën  në vitin 1955 po dalin në shitje.

Gazetari fitues i çmimeve të Channel , Marvin Scott kujton se fotot “u shkrepën kur isha adoleshent  në një natë hapjeje të cirkut “. Monroe po bënte një paraqitje  në një shfaqje bamirësie të Ringling Bros dhe Barnum & Bailey Circus në Madison Square Garden. Ajo ishte dalja e saj e parë publike që nga divorci me Joe DiMaggio.”
“Kjo grua e bukur kishte një cilësi magjike para një aparati fotografik. Marilyn gjeneroi një ngarkesë elektrike në cdo shkrepje dhe unë kapa imazhin e saj që është aty përgjithmonë.”

Ndërkohë priret të dalë gjithashtu në një tjetër ankand fotoja e ish-Presidentit John F. Kennedy dhe Monroe.

Fotoja e tyre , e realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, është ndër 18 origjinalet e tjera të realizuara në këtë ngjarje. Fotografia ishte “shumë e kërkuar në atë kohë”, për shkak të thashethemeve që të dy kishin një lidhje, tha Peter Costanzo, nënkryetar i lartë i Doyle, shtëpia e ankandeve Upper East Side që shet arkivin./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/18/aktorja-flet-per-rolin-si-marilyn-monroe-te-gjithe-filluan-te-qanin/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *