• |
ide | kryesore

8 të arrestuar për sulmin në Krime, Zelensky i kërkon perëndimit të shtojë presionin kundër Moskës

-Instant, Lajme, Planet



Rusia tha se kishte arrestuar 8 persona për shpërthimin e ndodhur të dielën. Kujtojmë ura që shpërtheu lidh vendin me gadishullin e aneksuar të Krimesë. Shërbimi i Sigurimit, FSB, bëri të ditur se 5 nga të ndaluarit ishin shtetar rus, ndërsa të tjerët ukrainas dhe armenë. FSB-ja pretendon se shërbimet sekrete të Ukrainës qëndrojnë pas sulmit ndaj urës. Njoftimi vjen ndërsa shpërthime të reja u raportuan në qytetet ukrainase të Kherson, Zaporizhia dhe Nikopol. Në Kherson, një prej qyteteve më të mëdha nën pushtimin rus, u dëgjuan të paktën 5 shpërthime, ndërsa ka raportime të pakonfirmuara se sistemi i mbrojtjes ajrore në qytet është aktivizuar.

Në fjalën e tij për liderët e G7-s të mbledhur pasditen e së martës, presidenti Volodymyr Zelensky  bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë, mes intensifikimit të sulmeve kundër civilëve.

“Rusia duhet të izolohet dhe të ndëshkohet plotësisht politikisht dhe me sanksione. Unë falenderoj miqtë europianë për paketën e 8 të sanksioneve, por ajo nuk është një ndëshkim për Rusinë. Moska e ka përshkallëzuar luftën dhe kësisoj nevojiten sanksione më të forta”, u shpreh Zelensky.

Grupi i vendeve të G7-s, ku përfshihet Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, u zotua se do të vijojë të mbështesë financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën për aq kohë sat ë jetë e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenber ripërtëriu gjithashtu angazhimin për të qenë krah Ukrainës deri në fund, paralajmëroi Rusinë se një sulm ndaj infrastrukturës kritike të aleancës do të  nxiste një përgjigje të fortë e të vendosur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *