• |
ide | kryesore

Mediat britanike sulmojnë presidentin e Juventus Agnelli: “Do të shkatërrojë futbollin europian se nuk është i aftë”

-Instant, Sport
Agnelli



Real Madrid, Barcelona dhe Juventus presin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Super League. Por ndërkohë, klubet duan të përpiqen të rinisin projektin. Ndërsa triada po mendon se çfarë duhet të bëjë, një sulm i ashpër ndaj Andrea Agnelli ka ardhur nga Anglia.

Ideja e Super League u lançua në prill 2021 dhe u anulua vetëm disa orë pas fillimit të saj. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet rebele që nuk heqin dorë nga projekti, janë të gjithë në pritje të gjykimit. Por ndërkohë duan të përpiqen të rinisin kompeticionin. Fundjavën e kaluar, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pohoi dëshirën e tij për të parë fillimin e Super League. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe presidenti i Juventus, Andrea Agnelli. Ai ka folur për qëndrueshmërinë financiare të klubit dhe dominimin financiar të Premier League në një letër të hapur drejtuar aksionerëve të Juventus. Numri 1 i klubit këmbëngul se Super League do të ndihmojë në tejkalimin e këtyre problemeve.

SULMI BRITANIK

Një lajm që ka marrë kritika të ashpra nga Anglia. Daily Mail nuk ka heshtur dhe ka sulmuar presidentin e Juventus. Sipas tabloidit të famshëm britanik, Agnelli duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje menaxhimit të klubit të tij: “Agnelli duhet të heqë dorë nga Super League dhe të fokusohet në administratën e tij. Presidenti i Juventusit u shkroi aksionerëve duke u përpjekur të justifikonte një humbje prej 223.4 milionë paund sezonin e kaluar. Ai u tha se “Ka një polarizim mes kampionateve evropiane dhe Premier League, që është i paarritshëm”.

Në fund, thumbi: “Rrjedhimisht, klubet kontinentale kanë nevojë për hyrjen në Champions si mundësi e vetme për të kufizuar humbjen e terrenit ndaj klubeve angleze. Megjithatë, klubet kontinentale e kanë këtë akses. Ndoshta jo Juventusi sezonin e ardhshëm sepse, nën drejtimin brilant të Agnelli, ata janë në vendin e tetë me vetëm tre fitore në nëntë ndeshje”. Por kjo nuk është e gjitha, tabloidi e mbyll duke vënë në dukje se presidenti i Juventusit nuk është mjaftueshëm i zoti: “Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të hedhë në erë futbollin europian: sepse nuk është mjaftueshëm i aftë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *