• |
ide | kryesore

“Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”: goli kualifikim i kushton 20 qepje në ballë Rudiger

-Instant, Sport
rudiger



Një gol i Antonio Rudiger në minutën e 95-të i lejoi Real Madrid të barazojë kundër Shakhtarit. Një pikë që, në fakt, vlen kualifikimin për në 1/8 e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje ende për tu luajtur. Në shtesën e ndeshjes, mbrojtësi gjerman kërceu mbi të gjithë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Rudiger megjithatë nuk evitoi dot përplasjen e dhunshëm me portierin Trubin, që i ka kushtuar 20 qepje në ballë. “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Jam mirë. Faleminderit për mesazhet”, ka shkruar ish-mbrojtësi i Chelsea në rrjetet e tij sociale.

Lexo më tej: Video/ Chelsea e arbitri ‘groposin’ Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

Pasi shënoi golin e barazimit në minutën e pestë shtesë, Rugiger u shtri përtokë i gjakosur. Trubin në dalje e goditi me grusht kokën e mbrojtësit gjerman, duke i shkaktuar një carje të fortë në ballë. Lojtari nuk mundi të vazhdonte më lojën, edhe pse nuk kishte më edhe kohë. Ai u shoqërua jashtë fushës nga stafi mjekësor, ndërsa për të ndaluar hemoragjinë janë dashur 20 qepje në ballë. Kosto e pranueshme për një gol kualifikues…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *