• |
ide | kryesore

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

-Instant, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai argumentoi se pandehmat e ngritura nga Karla del Ponte dhe Dik Marti për trafik organesh dhe shtëpi të verdhë nuk janë vërtetuar, prandaj ky institucion që përfaqëson ndërgjegjjen e kontinentit tonë, duhet ta revokojë rezolutën e një dekade më parë. 

Edi Rama bëri një ekspoze të qartë, të ndërthurur përsosmërisht me pikpyetje të denja për idhtarët e teorive komplotiste, duke vënë në pah rolin e Rusisë dhe partisë së Putinit në fabrikimin e këtyre akuzave.

Deri në këtë pikë ai mund të tundte me krenari skeptrin e intelektualit që përdor leximet e Kafkës dhe Dostojevskit për të ndriçuar të vërtetën, flamurin e patriotit që mbron të drejtën e kombit të vet, bindjet e europianistit që beson tek disa ideale të përbashkëta.

Për këtë pjesë publike të fjalimit të tij, ai duhet lavdëruar, pa u kalamendur kot së koti në pandehmat se sa i mbrujtur është ai realisht me këto vlera dhe parime. Ai mbajti në Strasburg ligjërimin që duhet të kishte mbajtur çdo lider shqiptar.

Lexo me tej:

Rama: Imagjinoni Zelenskyn me të njëjtin fat si Hashim Thaçin

Por, nga ana tjetër, teksti i tij ishte i ngarkuar me mesazhe të fshehta që lexoheshin qartë në filigran. Ai kishte një fjalim brenda fjalimit që lidhej ekskluzivisht me partnerin e vet politik, Hashim Thaçi. Ai e krahasoi ish presidentin e Kosovës me personazhin e Jozef K, të romanit “Procesi”, duke aluduar për një gjykim të manipuluar kundrejt tij, ai nuk harroi të rikujtonte shprehjen e dikurshme të Xho Bidenit që e krahasonte me Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, ai u përpoq ti prekte asambleistët duke i provokuar se ç’do të mendonin ata nëse një fat të tillë do ta kishte pas dhjetë vitesh Zelenski, ai e përshkroi atë si një president që punonte për paqen dhe u gdhi papritmas në kriminel lufte.

Ky fjalim brenda fjalimit, në mbrojte të Hashim Thaçit është pjesë e një strategjie të elaboruar nga kryeministri shqiptar. Ndonëse në ligjëratën e sotme ai deklaroi se “ne nuk kërkojmë zhbërjen e Gjykatës speciale”, që kur ajo mori ish presidentin e Kosovës, ai e ka vënë në dyshim legjitimitetin e saj. Shprehjet publike për “proces absurd”, vizita e pazakontë tek miku i tij në burgun e Scheveningenit, diferenca mes qëndrimeve kur drejt Hagës shkoi Ramush Haradinaj dhe kur aty u thirr Thaçi, dëshmojnë se përpos qëndrimit parimor ka edhe një hall personal.

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin 

Tashmë të gjithë e dinë se Rama kishte sëbashku me Hashim Thaçin një projekt për të zgjidhur problemin me Serbinë përmes paktit me Vuçiçin për shkëmbimin e popullsive dhe territoreve. Ata projektuan së bashku një marrëveshje për amnistimin e krimeve të luftës që do e zhbënte tribunalin e Hagës. Askush nuk i ka harruar deklaratat e Ramës në kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët të dy vendeve, kur Thaçi qe në krye të shtetit, apo deklaratat se kush e akuzon atë është “gomar”. 

Pra Rama dhe Thaçi kanë pasur së bashku një projekt për të mbretëruar gjatë me ndihmën e njëri- tjetrit, ose në një komb të bashkuar pas ndarjes së kufijve, ose në një mënyrë tjetër. 

Disa sot pretendojnë se kjo mbrojtje që kryeministri në detyrë po i bën ish presidentit të burgosur, me çmimin e lartë të sfidimit të institucioneve ndërkombëtare, ka në vetvete një lloj pengmarrjeje apo detyrimi për të ruajtur sekretet e përbashkëta. Por, pa kaluar në fantazi, ajo mund të yshtet nga një interes i pastër politik. Edi Rama po tenton të shpëtojë dhe rehabilitojë Hashim Thaçin, sepse ai kërkon me ngulm një partner, që nuk i bëhet pengesë në projektet e tij Ballkanike, ashtu sikurse Albin Kurti. 

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Këtu duhet kërkuar arsyeja se pse ai atakoi përpara Këshillit të Europës vërtetësinë e fabulës që e çoi ish kreun e UÇK-së në burg. Qëllimi qe i lexueshëm: të delegjitimojë procesin e sotëm në Hagë, ku në fakt, nuk bëhet aspak fjalë për trafik organesh. 

Prandaj, ndonëse në pamje të parë fjalimi i sotëm mund të duket i drejtë dhe patriotik, ai ngërthen në vetvete edhe një qëllim të pashprehur politik, përpjekjen  për të ndryshuar ekuilibrat në skenën politike të Prishtinës.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Edi Rama ne angazhimin ndaj mbrojtjes se Hashim Thacit dhe luftes ne Kosove ka bere ate qe duhej bere 10 vite me pare, por nuk mund te mbuloje lojen per ndarjen e Kosoves, apo shkembimit te territorit.

    Pse kaq vone dhe pse tani?!

    1. Nuk i plas kujt nese del apo jo Thaci me te luftes nga kthetrat e drejtesise se Kosoves (sepse gjykata eshte e Kosoves.) Por po vijne zgjedhjet dhe Rama po ndih aleancen anti VV qe te fitoje. Ama per dreq, edhe pse ishte VV qe kundershtoi ashper ligjin per Gjykaten speciale “sorrosiane” , fjaleshumi Rama asqe e zuri ne goje hic. Nejse. Gjeja eshte e thjeshte. Rama ka marre komanden nga ustallaret e vet te nderhyje ne zgjedhjet e Kosoves ne dem te VV dhe minoje nje mandat tjeter nen Albin Kurtin apo Vjosa Osmanin. Qe buratini i radhes ne krye te Kosoves te mund te firmose ndarjen e saj sic dhe u mbeti ne tentative heren e pare. Kosto e larte per lapsaxhinjte e Washingtonit qe fort po perplasen me Berlineret ne kete teme.

    1. I paemër 12/10/2022 te 20:54 – e ke nderuar Bushatin kur i thua sa i semure je. Duhet ta percaktosh qe Bushati eshte i semure mendor qe ka nje tingellim ne vesh nga mengjesi ne darke te fjaleve Edi Rama. Nje urrejtje te tipit bolshevik te armikut te tij personal.

  2. E ndërlidh fatin e Kosovës me të Hashim Thaçit, se ndoshta kështu mendon për veten që pa të Shqipëria merr fund, por mund ta rrezikojë nëse Hashimi nuk del i pastër.

    I kërkon në mënyrë indirekte politikanëve europiane që të ndërhyjnë në gjykatë, kujton se funksionon si në Shqipëri që me një telefonatë i zgjidh gjyqet.

    Hashimi nëse është i pafajshëm nuk ka nevojë për avokatinë e Ramës, por do dali fitmtar si Ramushi e do rikthehet triumfator në skenën politike të Kosovës.

    Pika ku bie plotësisht dakord është për raportin e Dick Marty dhe Carla del Ponte, duhej kundërshtuar e bërë çmos që të rrëzohej prej kohësh, por më mirë vonë sesa kurrë.

    ps: është ironike sesi nga takimet javore me ish ministrin e Millosheviçit për jugosllavinë e re del e bën sikur mbron Kosovën.

  3. Ta kesh shok Thacin dhe ta mbrosh ,eshte mjaft e mire.
    Mos ta kesh shok Thacin dhe ta shash eshte prap mire.
    Mos ta kesh shoke Thacin dhe mos ta shash eshte akoma me mire.
    Ama te mbrosh vendin tend me Thacin apo pa Thacin nuk e di se kujt duhet ti marresh leje.
    Psh.Kajo Karafili duhet ti merrte leje tradhetareve dhe Berishes qe te vriste spiunet e fashizmit apo jo?
    Bushat mos harro kurre dhe kurre se nga vjen dhe ku do shkosh.

    1. Berisha do të thotë, që nuk pata çfarë të bëj, luftova nuk donin ata, tani po bashkohem me Metën në “Shtëpinë e Lirisë”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një skenar i përgatitur që në fillim, madje edhe me ndarje torte ku në zgjedhje Berisha e Meta do të regjistrojnë kandidatët e tyre.Bushati mban foton e rames ne krevat qe ta zere gjumi,por enveri nderhyn gjithmone dhe andi i kerkon gjyshit kapo qe ai do te fleje me foton e rames

  4. Km yne kujton se cdo istuticion ne Europ dhe bote funksionon se SPAK i yni Ramush Haradinaj doli nga burgu pa ndihmen e KM

  5. “…..ua perplasi ne fytyre, cuditi gjithe nje bote…”
    Njesoj si Enveri ne mbledhjen e 81 partive ne Moske! Atehere atje u cuditen me Enverin, duke e quajtur rrugac e vagabond. Dhe pasoi izolimi I gjate, I tmerrshem e absurd! Me izolim, bunkerizim e tufezim!
    Kujdes Edvin se po luan me zjarrin!
    Sepse zoterote iu referove Kadarese me “Gjeneralin”. Por duhet ta kujtosh se pas “Gjeneralit”, pasoi nje tjeter veper e Kadarese, “Dimri I vetmise se madhe”….Meqe jemi ne prag dimri….

  6. Rama eshte ma i miri sot per sot ne fushen e llafollogjive politike e patriotike. Qellimi i tij eshte te rihabilitoj politikisht miqt e tij se ligjerisht ai e di se ska çfare ben. Ai po luan per ndeshjen e ardhshme ne Kosove e Shqiperi.

  7. Sa me shume flet aq me shume bota e kupton sa te larte e ke rrotkarizimin o pallosh .
    Je aq idiot saqe fillove tu japesh leksione demokracie e drejtesie atyre qe e shpiken dhe jane ne shekullin e trete te implementimit , ndersa ti vjedh zgjedhjet , mbjell drog per te blere dinjitetin e popullit tend , bene rruge me kosto marramendese , bene PPP-ra pa sens vetem per te vjedhur , shet vatanin per pushtet , komandon drejtesine duke u treguar ke te arrestojne e ke jo , me pak fjale ti do ishe i fundit (mbas Kim-it te korese se veriut) qe duhet te flisje .
    Kesaj i thone qe kryekurva me kuplara te privatizuar ne breza te bej moral per virgjerine .

  8. YMER GELBAZA KELLIRA SI NJE ZAGAR I MJERUAR ,POSHTERUAR SHQELMUAR DHE FRUSTRUAR SEXUALISHT IK DHE JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,MUHAMED VELIUT,LAL DHJERIT DHE EDI RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI PSE NUK PO JA NXJERR NDONJE FOTO YMER GELBAZA KELLIRES DUKE JA LEPI BYTHEN SALI BERISHES HAHA

  9. O Bushat ,a e pe foton me xhaxhin Enver qe te kismet nxjer lali Eri,shume bukur dukeshe,por kam nje pyetje per ty.
    A mund te an tregosh se kush jane ata femijet e tjere,pasi do ishte shume e dobishme per publikun?!

  10. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale

  11. OKB publikon “Busullën e zhvillimit digjital”: Shqipëria e 8-a në Europë dhe e 19-a në botë, nga 191 shtete,me dy fjale te beri erioni te dalldisesh neper rreshta kur dhe vete thua qe llafet e lidhin me ngagretat

  12. Një stilolaps 800 euro kishte në dorë sot në emision televiziv teksa i fliste shqiptarëve për korrupsionin qeveritar dhe se si SHBA dhe Britania e Madhe e akuzonin më këto për korrupsion dhe lidhje me krimin kur e shpallën ‘non grata’

    Ky stilolapsi ‘Mont Blanc’ që kreu i ‘Rithemelimit’ shfaqet në ekrane kushton plot 800 euro dhe mund të vërtetohet mjaft thjeshtë në internet.

  13. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.Bushat nxirri me mire vete ato fotot me enverin dhe shpeton dhe ti,se qe je rritur ne bllok kete e dine te gjithe qe je ushqyer me qumesht dallandysheje dhe kete e dime

  14. Lulzim Basha ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përgënjeshtruar për pak orë Sali Berishën, i cili në emisionin e Blendi Fevziut tha se Basha nuk e kalon dot oqeanin.

    Por duket, se këtë monopol do ta mbajë në Partinë Demokratike Sali Berisha, i cili, ndërkaq është shpallur Non Grata edhe nga Britania e Madhe.

  15. është i njëjti njeri, edhe që bërtet “kapeni hajdutin”, edhe që është vetë i tillë. Sali Berisha e ka huq të vjetër faturimin tek të tjerët të fajeve e përgjegjësive të veta personale. Ndodhte një ngjarje e rëndë, dilte brenda dhjetë minutave e jepte listën e autorëve, njoftohej një gjëmë diku, me vrap drejtonte gishtin tek pala tjetër. Bllofet e Berishës janë tashmë gjah memesh e shakash që mund t’i gjesh pa u lodhur fare në rrjet.

  16. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

    Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.

  17. Kur dëgjoj të përgjërohen për Kosovën ata që bashkëpunuan me Millosheviqin, që shitën armë, lejuan të futen në Shqipëri gjithë farë eksponentësh të lartë të UDB-së, i bënë këshlltarë, zhdukën të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret serb, bënë funksionarë të lartë disa prej tyre, dhe, sikur të mos mjafton e gjithë kjo, në fund, kur lufta në Kosovë ishin në pikun e saj, bënë grusht shteti

  18. Pesë burra, që vetëquhen drejtues të një Republike që ekziston në mendjet e tyre, me emrin ‘Republika e Çamerisë’, kanë organizuar një koktejl me rastin e ditëlindjes së Berishës.

    “Përshëndetje, mirëserdhët! Qeveria e Republikës së Çamërisë, Presidenca e Republikës së Çamërisë, shtron një koktejl me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së Dr. Prof. Sali Berishës.

  19. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

  20. hakërrim i Berishës vinte pas përpjekjeve të tij për të joshur deputetin në fjalë, të cilin gjashtë muaj më pare, në kulmin e luftës me të, e kishte akuzuar po vet për aferën “Babalja”. Nëse Salianji do kishte qëndruar besnik me Bashën, tani gjyqi do kishte mbaruar dhe ai do ishte dënuar. Fakti që ai shkoi nga Berisha, për të marrë mbështetjen e tij funksionoi dhe ne jemi dëshmitarë të një drejtësie karikaturë, përballë presionit të Sali Berishës.

  21. Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bahskim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998

  22. Pedagogu i PD në krye të protestës te Mjekësia, kërkon rritje të pagës, por bën pushime me jahte në jug. Drejtuesit e tjere, pjese e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *