• |
ide | kryesore

Biden premton pasoja pas vendimit të OPEC

-Instant, Arkiva, Planet
biden



Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ketë pasoja për marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi OPEC + njoftoi javën e kaluar shkutimin e prodhimin të naftës për shkak të kundërshtimeve të SHBA

Njoftimi i tij erdhi pasi senatori i fuqishëm demokrat Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ngrijnë menjëherë të gjithë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, përfshirë shitjen e armëve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se do të kryhej një rishikim i politikës. Por nuk dha asnjë afat kohor për veprim ose informacion se kush do të drejtonte rivlerësimin. Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër situatën gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, u shpreh ajo.

OPEC+ njoftoi planet për një ulje të prodhimit të naftës javën e kaluar. Shtetet e Bashkuara akuzuan Arabinë Saudite për përkrahje të Rusisë. Ajo kundërshton një kufi perëndimor mbi çmimin e naftës ruse të nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

Lexo më tej: Biden: Nuk mendoj se Putin do të përdorë armë bërthamore 

Zyrtarët amerikanë ishin përpjekur të bindin partnerin e tyre më të madh arab që të hedhë poshtë idenë e një shkurtimi të prodhimit. Por sundimtari defakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk e pranoi një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka bërë të ditur se administrata e Bidenit nuk do t’i heqë sytë nga kërcënimi i paraqitur nga Irani ndërsa rishikon marrëdhëniet e Uashingtonit me Arabinë Saudite pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës.

Kritikët e OPEC-ut kanë argumentuar se kufizimet e prodhimit rrisin çmimet e naftës globalisht. Gjë që gjeneron më shumë të ardhura për Rusinë që të vazhdojë të financojë luftën e saj në Ukrainë. Kjo, pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj ekonomisë së saj. Tensionet midis Arabisë Saudite dhe SHBA-së vijnë tre muaj pasi Biden vizitoi Arabinë Saudite. Ai dhe u takua me liderët e saj më të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *