• |
ide | kryesore

Di Maria, dëmtimi i tretë në dy muaj: argjentinasi rrezikon 40 ditë ndalesë e vajtjen në Katar

-Instant, Sport
argjentinasi



Nëse Champions League e Juventus është një hap larg fundit, ajo e Angel Di Maria me shumë siguri tashmë ka përfunduar. Me përjashtim të një suksesi të bujshëm të bardhezinjve në dy ndeshjet e fundit në grupe, Zonja do të eliminohet para kohe. E argjentinasi në këtë mënyrë mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në kompeticionin më të lartë evropian në Haifa. Kjo sepse, siç duket, në fund të sezonit, ai do të kthehet në vendlindje.

Di Maria është detyruar të ndalet për të tretën herë në dy muaj, që kur ka mbërritur në Torino. Argjentinasi ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor kundër Maccabit. E këtë herë duket të jetë edhe më serioz. Di Maria ndjeu një dhimbje në përkulësin e kofshës së djathtë gjatë një sprinti. E tani rrezikon një ndalesë për dyzet ditë. Kjo gjë mund të rrezikojë edhe praninë e tij në Kupën e Botës në Katar.

Lexo më tej: Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City ‘ngec’ në Kopenhagen

Dita e nesërme e enjte do të jetë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit. “Fideo” do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme pasi të kthehet në Continassa. Por frika se Allegri do ta ketë përsëri të gatshëm lojtarin vetëm në janar, është plot baza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *