• |
ide | kryesore

Hetimet/ Ngacmimi i vajzës përfundoi me 3 të vrarë në Klos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fiqiri mjeshtri klos



Kanë marrë një tjetër kthesë hetimet për ngjarjen e rëndë në Klos mesditën e sotme ku u ekzekutuan babë e bir dhe më pas autori i ngjarjes i dha fund jetës.

Dyshimet janë se dy adoleshentët Kenado Shira dhe kushëriri i tij 14-vjeçar Renato Hasula 17-vjeç kishin shantazhuar me foto dhe video vajzën e autorit të vrasjes së 2-fishtë, Fiqiri Mjeshtri.

Sipas Ora News, për shkak të ngacmimeve që kishin vazhduar për disa ditë, e mitura kishte 4-5 ditë që nuk shkonte në shkollë, ndërkohë që në dijeni të konfliktit kanë qenë edhe mësuesit.

Ka qenë Fiqiri Mjeshtri ai që ka kërkuar të takohen në lokal që të sqarohen duke thirrur baballarët e dy djemve, Ilir Shira dhe Eglantin Hasula, të cilët ishin baxhanakë me njëri tjetrin. Bashkë me ta në lokal kanë qenë edhe dy djemtë e tyre, të cilët sapo kishin dalë nga shkolla.

Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Fiqiri Mjeshtri i cili shoqërohej edhe nga dy vëllezërit e tij, ka nxjerrë armën duke vrarë babë e bir Ilir dhe Kenado Shira ndërsa ka plagosur Eglantin dhe Renato Hasulën.

Aktualisht në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë po merret vajza e Fiqiri Mjeshtrit i cili u vetëvra pas kryerjes së vrasjes së 2-fishtë. Ajo është pyetur nga efektivët nën shoqërinë e psikologes së shkollës. /Lapsi.al



5 Comments

  1. Duhet tcunam në këtë Shqipëri dalldaukësh që të pastrohet një herë e mirë nga kjo racë e poshtër me mentalitet mesjetar ndoshta pastaj do të dalin nji racë e kulturuar dhe me mend në kokë

  2. O PRINDER SHKERDHATA QE NUK EDUKONI FEMIJE DHE I LINI QE TE VEGJEL NEPER RRJETE SOCIALE
    NJE NJE MOSHE KAQ DELIKATE DHE TE MANIPULUESHME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *