• |
ide | kryesore

Klos/ Vritet me armë zjarri një i mitur, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
konflikti, klos



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar, ndërsa dyshohet se dy të tjerë janë të plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.

Lexo më tej: Ekzekutimi i 17-vjeçarit në Klos/ Konflikti mes dy fiseve degradon në përdorimin e armëve (VIDEO) 

Lexo më tej: Rëndohet bilanci i viktimave në Klos, ndërron jetë në spital dhe një nga të plagosurit 

Lexo më tej: Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës u jep 100 euro shtesë pensionistëve për muajin tetor 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *