• |
ide | kryesore

Krimet e pretenduara të UÇK-së, Rama: Lajmi më tmerrshëm i rremë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte për krimet e lufës të kryera nga UÇK-ja, si lajmi më i tmerrshëm i rremë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama deklaroi se pretendimet e Pontes se luftëtarët e UÇK-së kanë bërë trafik organesh, janë të bazuara në burime të dyshimte.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ish-prokurorja doli në pension dhe publikoi një libër për të përfituar nga shitjet.

Pjese nga gjala e Rames

Minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për Liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre, prezupozuan se kurrë nuk kishin pasur një gjë të tillë. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh. Pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UÇK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në të gjithë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze ishte se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të investiguar më tej.

Si vazhduan të mbeteshin këto akuza. Nuk do të angazhohem në spekulime. Ishin kaq interesante sa tërhoqën mendjen e Vladimir Putinit këu në Këshill. Kosaçevi, një Parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e bashkuar”, u përball me sanksione nga SHBA dhe nga BE-ja, pasi ishte i pari që në vitin 2008, dorëzoi këtu një raport për krimet e lufës. Jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës. Mocioni i tij u mor nga ky institucion dhe pretendoi se kreu hetime, në emër të Asamblesë Parlamentare. Raporti përmendnte me emër, drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve pas dhe para luftës në 1998 dhe 1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas, meqë ra fjala. Delegacioni shqiptar atëherë, këtu i pranishëm, nuk e pengoi edhe pse nuk poati asnjë provë. Jam sot në 2022 këtu. Jo sepse ne zbuluam sot se ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj. Pretendimet tërësisht të pavërtetuara nga një ish-prokurore e pushtetshme. Bazohej në burime të dyshimta. Pasi lënë punën, publikojnë libra dhe bëjnë histori të pavërteta për të rritur shitjet.



19 Comments

    1. ai nuk mbron dot dinjitetin e vet
      sepse eshte kelysh i sorrosit ti thua varikarizma
      as bythen e vet nuk ruan dote sepse ia ka lene sorrosit dhe erdoganit

  1. Perhere akuzohet ai qe eshte i dobet se nuk ka kush ti bie ne qaf,del Rama nga nje vend qe asnjehere me pare seshte marre parasysh dhe ben zhurme ne europe.Jane te pakta ato fjale qe mund te pershkruajne brilancen e Rames sot ne ate foltore.Vetem mirenjohje dhe krenari

  2. Gjynaf lodheni me fermen e trollave te Rames neper portale.
    Kushdo i lexon ju kupton ca jeni. Dukeni ashiqare.

  3. eshte turp qe uck te akuzohet per krime te tilla dhe serbi te dal si e pafajshme kur ka bere shume gjera qe nuk harrohen kurr ne kosove

  4. Bo përveç njërit të gjithë të tjerët patronazhistë!!!!Bravo se tamam si Enveri.I shëmbi gjithë armiqtë e jashtëm.Nuk ka nevojë Kosova për këtë antikosovar t’a mbrojë.Janë të zotët e vetes si dhe gjithë udhëheqësit e luftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *