• |
ide | kryesore

Mediat serbe injorojnë fjalën e Ramës në Këshillin e Europës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama mediat



Megjithëse kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë në Asamblenë e Këshillit të Europës duket se nuk ka pasur jehonë në Beograd. Nga një vështrim i shpejtë që lapsi.al bëri në mediat kryesore serbe shihet se fjala e Ramës nuk ka zënë vend.

Pak e çuditshme nëse mendon që kreu i qeverisë shqiptare mbrojti luftën e UÇK-së dhe i konsideroi të pavërteta raportet për krime lufte. Nga mediat e mëdha serbe vetëm agjencia Tanjug ka një shkrim të shkurtër. Aty i është mëshuar faktit që Rama mohoi ekzistencën e krimeve gjatë luftës.

“Duke iu drejtuar sot Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rama kritikoi rezolutën e vitit 2011 për tregtinë ilegale të organeve të personave të rrëmbyer në Kosovë. Ai vlerësoi se pretendimet e Del Ponte për përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së në tregtinë e organeve bazohen në burime të dyshimta.

“Kjo akuzë bëri bujë nga Evropa deri në Australi. Pavarësisht se akuzat në Kosovë u mohuan kategorikisht. Pyetja më misterioze ishte se çfarë e pengoi prokuroren e fuqishme të hetonte më tej” – tha citon Tanjug kryeministrin e Shqipërisë .

Lajmi i Tanjug është marrë copy paste edhe nga “Blic” që i ka dhënë zë në të njëtin vend edhe deputetit dhe zëdhënësit të Partisë Popullore të Serbisë, Stefan Jovanoviq. Ai po merr pjesë në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasburg dhe e ka vlerësuar fjalimin e Ramës si “skandaloz”.

“Në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve u janë hequr organet në “shtëpinë e verdhë” gjatë luftës dhe që autorët të dënohen, sot kryeministri i Shqipërisë u përpoq t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtër” – tha Jovanoviq në një deklaratë me shkrim.

Ndërsa mediat e tjera kryesore kanë heshtur. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

tanjug mediat

tanjug mediat



12 Comments

          1. po vrisja mendjen se ca po mendonte spirokari ne kohen kur skenderbeu fliste????

  1. Ja me cfare meret Lapsi! Nga qe nuk ka lajme dhe u lodh duke vjellur lajmet e agjencive te tjera meret se cthote shtypi Serb per Edi Ramen duke e ditur pergjigjen para se ta shkruaj lajmin. Cfare pret nga nje botues te cilit i tingellon ne vesh nga mengjezi ne darke emri Edi Rama

  2. Ne fakt emri i alqi bllakos tingellon me bukur, ka tingull floriri.
    Ose niko peleshi me tingull erotik.
    Po ik o kari ferko bolen e mero qelbesires. Zorraxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *