• |
ide | kryesore

Plagosja me armë në Vlorë, zbardhen detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë. Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur 19-vjeçari Sebastian Jallaj.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale. Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *