• |
ide | kryesore

Rama fjalim fshikullues në Këshillin e Europës për shpifjet e “shtëpisë së verdhë”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama duke folur ne Asamblene e Keshillit te Europes



Si rrallë në një organizëm ndërkombëtar, një kryeministër i Shqipërisë ka folur me tone shpagimi kundër një akuze me jehonë ndërkombëtare, të përmendur në raportet e miratuara në Këshillin e Europës. Është fjala për trillimin mbi ekzistencën e “shtëpisë së verdhë” dhe shpifjet e “trafikut të organeve” nga UÇK gjatë luftës në Kosovë, një histori që kaloi mes rreshtash edhe në raportin e Këshillit të Europës të hartuar nga Dick Marty në vitin 2011.

11 vjet më pas, “shtëpia e verdhë” dhe “trafiku i organeve” nuk ekzistojnë në akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të UÇK-së, të burgosur në Hagë.

Nisur nga kjo Shqipëria ka kërkuar një raport shtesë, nga Asamblea e Përgjithshme e Këshillit të Europës, ku kërkon që shqiptarëve të UÇK-së t’u hiqet një njollë e votuar në atë sallë vite më parë.
Në fjalimin e tij, Rama se si dolën fillimisht akuzat në librin e Karla del Pontes dhe si ndikoi Rusia që këto të futeshin në raportet ndërkombëtare.

“Një njeri i tillë që quhej Konstantin Kosachev, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovo”. Kështu e quajnë pushtuesit Kosovo. Kosachevi vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar, partia e Putinit për ata që nuk e njohin, u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe nga BE. Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës dhe jo vetëm vazhdoi, por u ngrit në një nivel më tej” tha Rama.

Nga të njëjtat raporte morën formë dhomat e specializuara të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në Kosovë dhe që çuan më pas në arrestimin e ish-komandantëve.

“Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës që çuan në arrestimin e 4 individëve, përfshi presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikëqyrje, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare” u shpreh Rama.

Lexo edhe: Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

Akuzat e tmerrshme për trafik organesh nuk ekzistojnë më. Pikërisht për këtë, Rama thotë se Këshilli i Europës duhet të korrigjojë gabimin e dikurshëm, kur e ktheu përmbys drejtësinë.

“Jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë” tha Rama, që pas fjalimit debatoi me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Greqisë.

Lëvizja Vetëvendosje: Ja kush ka votuar pro raportit të Dick Martyt nga politika shqiptare

“Në emër të grupit të PPE-së, jam e tronditur. Kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendet, ishte një raport jo nga delegacioni serb ose rus, është një raport nga kjo organizate dhe ju treguat një mungesë të mirëfilltë respekti” ishte reagimi i përfaqësueses së Serbisë.

Reagimet në Shqipëri dhe Kosovë

Të shumta kanë qenë reagimet pas fjalimit të Ramës në Strasburg. Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim në Vaun e Dejës tha se faji për burgosjen e Hashim Thaçit ishte qëndrimi i Ramës për Kosovën.

“Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën”-tha Berisha.

Një reagim ka ardhur edhe nga Albin Kurti, sipas të cilit nuk mund të mbrohet Kosova pa adresuar gjenocidin e Serbisë.

“Mbi të gjitha, unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen, dhe përgjegjësit e fajtorët të gjykohen e dënohen. Andaj kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë, ta trajtojë këtë çështje, pasi në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për të cilin ka ndërhyrë NATO. Pra, nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Fjalimi i Ramës është përshëndetur nga ish-kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, që e quajti kryeministrin e Shqipërisë, një zëdhënës plot dinjitet të së vërtetës së Kosovës.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre” shkruan Mustafa.

Rënia e akuzave për trafikim organesh

Themelimi i Gjykatës Speciale erdhi një raporti të Këshillit të Evropës të hartuar nga senatori nga Zvicra, Dick Marty, me të cilin “ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen të kenë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë dhe trafikim të organeve njerëzore“. Senatori Marti implikoi në raportin e tij drejtuesit më të lartë të ish-UÇK-së.

Pohimet e Dick Marty-t u hetuan nga një prokuror amerikan, Clint Ëilliamson, i cili në korrik të vitit 2014, deklaroi se një ekip special i hetuesve “erdhi në përfundime të pakontestueshme për ngritje të akuzave për krime lufte ndaj individëve që kanë drejtuar me ish-UÇK-në, por nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”.

Drejtuesit e ish-UÇK-së hodhën poshtë pretendimet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se “mund të ketë pasur individë të caktuar që mund të kenë kryer akte të tilla jashtë komandës së UÇK-së“.

Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa datë për nisjen e gjykimit të tyre nuk ka./Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/06/26/der-spiegel-goditje-per-gjarprin/



19 Comments

  1. Alo SPAK.
    Bllako jashte burgut se do na beje te zezen.
    Keshtu e do dhe KIE ky qe me nje tel Hages te leshojne Thacin.
    Mgjate ne disa frag te diskutimit ishte disi disi sakte
    Por harron se me Vucic ne krahe e ka te veshtire te hyje ne histori per ceshtjen e Kosoves.

    1. Dy jane kategorite e njerzve qe lepijne cka peshtyjne ose hane cka ndyjne: spiunet dhe mashtruesit. Te paret , sepse ashtu marrin komandat dhe si zagare ndersehen bazuar ne urdhrat e padronit; te dytet qe nga lindja jane te ligj. Te dy keto kategori i unifikoi sot bindshem hibridi yne Rame.

      1. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale

    2. ik mor psikopat se ne nje larve,ne syte e evropes.leksione jep nje shtet qe funksionon normal.ti je armiku i vendit tend,i Kosoves e te te gjitha trevave shqiptare ne rajon.ti je kanceri i shqiptareve se bashku me kurvat e hajdutet qe te rrethojne.

  2. Ta donte Kosoven dhe Shqiperine ky kryehajdut nuk do ta vidhte dhe rripte shqiperine per interesat e tutoreve qe e mbajne ne pushtet!!Po vodhe dhe shite Vendin dhe njerzit nuk je i Besuar sa do te pellasesh “me gjoja se e don Kosoven dhe kosovaret” Kush e beson kete njeri kur ai ka me mijera shembuj nga njerzit e tij qe i ka mbrojtur Fort dhe pastaj i ka futur ne burg Per Te Rruajtur Bythen e vet !!!Megalloman dhe me Spiropaline hajdute ne Krah dhe Idiotin Balla I Bandave Sa I besuar ka qene!!Per llapaqen nuk ja kalon njeri !!Se keshtu i duket se merr vemendje!

  3. O trap , jam i gjate kaq e aq sle here pa e permendur. Kujton rrota se i afekton KIE me gjatesine e tij. Çfare rrote eshte ky !!!!!!!!

    1. Berisha do të thotë, që nuk pata çfarë të bëj, luftova nuk donin ata, tani po bashkohem me Metën në “Shtëpinë e Lirisë”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një skenar i përgatitur që në fillim, madje edhe me ndarje torte ku në zgjedhje Berisha e Meta do të regjistrojnë kandidatët e tyre.

    2. Berisha do të thotë, që nuk pata çfarë të bëj, luftova nuk donin ata, tani po bashkohem me Metën në “Shtëpinë e Lirisë”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një skenar i përgatitur që në fillim, madje edhe me ndarje torte ku në zgjedhje Berisha e Meta do të regjistrojnë kandidatët e tyre.masturbohuni o shpellkare cecene te spiuneve salih metaj,rama po ja u jep mundesine e masturbimit kolektiv ne zyrat e salih metaj se grate tuaja po bejne orgji me patronazhistet

      1. Te qi guret e shpis un karkurv muti!
        More vesh re pabuks shkredhate qe pret me ushqz kurvat e shpis nga partite
        A MORE VESH RE BUCORE

  4. Pamvarësisht se rezoluta e KiE ishte e nxitur nga Serbia e Rusia, dhe akuza e Carla del Pontes apo Dick Marty ishte një akuzë trashanike e shpifur, është fakt se ishte ajo rezolutë që ndikoi në hetimin e zbardhjen e së vërtetës .
    Ndonëse Rama është një njeshtër virtuoz i fjalës, e në ate fjalim mund të krijonte përshtypjen tek shqiptarët si një “patriot i madh”, duke deklaruar publikisht për Vuçiçin se është “miku i tij”, e duke ngulur këmbë që 6 vende të Ballkanit perëndimor, të krijojnë një lidhje të veçuar nga BE, me të ashtuquajtur “Ballkan i hapur” nën kryesinë e Serbisë, me akuzën ndaj KiE, i bëri një dëm të madh çështjes shqiptare, Shqipërisë e veçanërisht Kosovës.
    Kosova ka bërë kërkesë për pranimin në këtë institucion e sulmi i Ramës ndaj këtij institucioni europian, e rrezikon kërkesën e shtetit të Kosovës.

    Nga ana tjetër, a është Rama personi i duhur për ti kërkuar KiE respektimin e të drejtave të njeriut ?
    Në të gjitha raportet e BE e SHBA, qeveria që ai kryeson, është kritikuar për korrupsion e lidhje me bandat kriminale, për hyrjen në Shqipëri të parave të pista të drogës , për shkeljen e të drejtave të opozitarizmit e të lirisë së mediave e për shumë veprime të tjera të themi së paku të dyshimta.
    Patriotizmi nuk shprehet me fjalë të bukura por me vepra.

    Një lider shtetëror mund të meritojë emrin patriot nëse bën çmos që vendi i tij të luftojë kundër padrejtësive, të ngrejë nivelin e jetesës, të luftojë krimin e organizuar e mafien e drogës, të trajtojë njëlloj të gjithë qytetarët pamvarësish nga mendimet ndryshe dhe më kryesorja, të mos luftojë me mjetet e mënyrat më të panderëshme për të marë të gjitha pushtetet, duke mos respektuar e luftuar me harbutëri opozitën.
    Përse është bërë aktualisht Putini politikani më i urryer për botën demokratike ?
    Pikërisht se është sjellë kështu me popullin rus e popujt e tjerë duke u kthyer në një diktator i rrezikshëm.
    Zot na ruaj se çfarë do të ndodhte me diktatorucin shqiptar dymetrosh, nëse ai do të kishte si Koreja e Veriut armën bërthamore.
    Do të kërcënonte me ate armë gjithë Europën siç bëri me institucionin laraman të KiE.

    Dëgjoj në disa media shqiptare por edhe ato të Kosovës, që me naivitet protagonizmin kallp të Ramës ta cilësojnë si patriotizëm.
    Po si mund të vlerësohet Rama për patriot, kur gjoja dënon Rusinë, e del haptazi në mbrojtje të Serbisë e presidentit të saj Vuçiç, Gëbelsit të Millosheviçit ?

  5. Lufta e Russise ndaj Ukzrahines, shpjegon dhe luftrat ne ballkan te pas 90′. Luftrat ne ballkan synonin krijimin e nje fronti kunder Russise se re qe po zgjohej nga gjumi letargjik nga injeksioni ” komunist” i doktoreve Hebre me financim Anglez. Ramuti eshte infermijeri i Sorrosit qe injoktoj semundjen e gjoja e “majte” per te perçare Shqiptaret që te jenë të pa afte për kthjelltesi politike.

  6. Edi Rama eshte nje politikan i kalibrit boteror,i kompletuar dhe trim jo si hajdutet dhe kriminelet haxhiqamilsa salih Ram Sheqere Berisha dhe Ilir Muta .Bravo Edi Rama !

  7. ju qe flisni ketu duke share Ramen, ju me plot gojen do qire moter ecdo gje nga 14-60-vjec, kur nuk flet, thoni sfoli se eshte vellai vucicit, kur flet . e lexoi vete se cfare shkruani, ju qifsha motren me politiken e partise, shikoni te mire, cdonjeriut qe kontribon per vendin, edhe e shani nga cfare ti mbaje pragu, kur eshte kunder vendit, por su pashe te shani ate moterqirin berisha, qe njohu, ose donte ta njinte Kosoven si repub liken e Serbise, apo thyerjen e embargos kunder Serbise, a more qora, qe u ka mbetur lapsi edhe syte tek urejtja edhe jo te e verteta qe na rethon

    1. OKB publikon “Busullën e zhvillimit digjital”: Shqipëria e 8-a në Europë dhe e 19-a në botë, nga 191 shtete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *