• |
ide | kryesore

Arrestohet dietologia mashtruese në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, kanabis



Një 41 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke u hequr si dietologe.

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

“Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës” informoi policia e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *