• |
ide | kryesore

Amnistia fiskale/ Balluku shfajësohet: Gabime kanë bërë edhe vendet e BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit
Belinda Balluku



Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është pyetur sot në lidhje me amnistinë fiskale. Kujtojmë se në raport-progresit për Shqipërinë vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian. Zëvendëskryeministrja Balluku tha se kjo mbetet një problem edhe për BE. Balluku shtoi se kjo nismë është konsuluar me 500 mijë shqiptarë dhe tha se amnistinë fiskale e kanë bërë edhe vendet e BE.

Pyetja: FMN ka dalë kundër, do e miratoni apo jo pavarësisht paralajmërimeve, edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si ndihmon amnistia në luftën e pastrimit të parave?

Balluku: Nuk u bë ndonjë përmbledhje, se ishte e njëjta. Nuk ndryshon pozicioni im. Amnistia fiskale është një çështje shumë e rëndësishme e konsultuar me 500 mijë qytetarë. Më shumë se 1/6 i është përgjigjur nëse e duan amnistinë. Që prej vitit 90 njerëzit kanë ikur në emigrim por kanë punuar në mënyrë të zezë. Amnstitë fiskale i kanë bërë vendet evropiane. Vendi do të përfitojë legalizimin e parave të pastra. Paratë e shqiptarëve. A e degjojmë shqetësimin e BE? Nëse s;do të dëgjonim, fakti që po bëjmë konsultim public, që mësojmë nga gabimet që kanë bërë vendet e tjera të BE, ka pasur gabime, zona gri, u kanë ndodhur vendeve të BE.



3 Comments

  1. Aaa lapsi stilolapsiii

    Prap manipulove me titullin.
    Balluku nuk u ‘shfajsua’ per asgje , se asnje ‘faj’ nuk eshte bere, perderi sa ky projekt nuk eshte kthyer ne ligj.
    Ceshtja eshte akoma ne fazen e konsultimeve. Ligji nuk eshte miratuar akoma ,
    Ajo thote qe , ne nuk duam te bejme gabimet qe jane bere ne shtetet e tjera te BEs qe kane aplikuar ‘amnistine fiksale’, prandaj dhe jemi ne diskutime te vazhdueshme me ligjevenesit e BEs .
    Ligji per amnistine fiskale do qepet sipas porosive dhe keshillave te BEs dhe pastaj do shkoje ne parlament.
    Kjo do behet , Do apo nuk do Bushati & Shkurdhaku

  2. Pse mos pyetet populli?
    Jo si e bete ju,me hile,po me referendum,apo keni frike nga pergjigja e sinqerte e popullit,jo e b…lepiresve qe nuk di çemer ti vesh.
    Nuk e di si mund te flini naten,apo harrova,ju jeni gjera pa ndergjegje,shpirtin e keni shitur,nese keni patur ndonjehere,te forte jeni kur e dini se do pergjigjeni diku per te gjitha ligesite qe i shkaktoni dynjase.
    Rrufeja e Zeusit ju rente ne koke e ju shofte,ishalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *