• |
ide | kryesore

Analiza/ Përseja e kryqëzatës së Ramës në favor të Thaçit

-Instant, Kryesore



Fjalimi i fundit i Edi Ramës përpara asamblesë së Këshillit të Evropërs ishte pika kulmore e një trajektoreje të gjatë në mbrojtje të mikut dhe partnerit të vet në aventurën e ndryshimit të kufijve, Hashim Thaçi. Që kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli urdhër arrestin duke e rrëzuar nga posti ish presidentin e Kosovës, që po bëhej gati të firmoste një marëveshje me Serbinë në Uashington, kryeministri ynë nuk ka lënë aludim pa bërë kundër këtij institucioni të drejtësisë ndërkombëtare.

Ndryshe nga të gjithë liderët perendimorë ai foli për një “proces absurd”. Në një intervistë në Klan Kosova dhe gjatë një fjalimi në parlamentin e Shqipërisë, në qershor 2020, ai u tall me këtë “shkallë të gjashtë” të drejtësisë ndërkombëtare duke e konsideruar procesin kundër ish presidentit si “imoral, të pa drejtë dhe asimetrik”.

Pra Rama u afishua hapur kundër kësaj gjykatë ndonëse e kishte pranuar vetë që në fillim ngritjen e saj, madje edhe pse këmbënguli publikisht përballë asamblesë së Këshillit të Evropës se fjalimi i tij nuk kishte si qëllim të zhbënte procesin.

Ai vijoi më tej, duke u bërë i vetmi kryetar qeverie që vizitoi mikun e tij  në burgun e Scheveningen-it duke përsëritur sërish refrenin e “procesit absurd”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë 

Edhe ligjërata e stërgjatë në Strasburg kishte pikërisht këtë qëllim: mbrojtjen e një shoku. Po të lexohet me kujdes teksti i saj referencat janë të qarta. I gjithë fjalmi i Ramës në raport me Thaçin mbështetet mbi një manipulim. Gjykata Speciale që po e gjykon atë u ngjiz si pasojë e akuzës për trafik organesh. Tani që kjo akuzë nuk është vërtetuar ish presidenti mbahet kot në qeli. Në fakt, e vërteta është shumë më e nuancuar. Po, është e saktë se raporti i Dick Martit dhe akuzat e tij patën një rol në krijimin e klimës për gjykimin e krerëve të UCK. Por ama, rezoluta e Këshilli të Evropës nuk ishte vendimtare. Pas asaj u ngrit një task forcë e BE, e cila arriti në konkluzionet se nuk kishte prova për trafik organesh por gjendeshin të tilla për krime lufte, rrëmbim, keqtrajtim dhe zhdukje personash.

Për hetimin e tyre dhe jo për “shtëpinë e verdhë” u ngrit tribunali i Hagës. Por po të lexosh fajalimin e Ramës në Strasburg, historia paraqitet e shtrembëruar. Ja ç’thotë ai: “…pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës që çuan në arrestimin e 4 individëve, përfshi presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikëqyrje, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare”.

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Por, avokatia për shokun nuk përfundon këtu. Si shkarazi Rama përmendi se dikur presidenti aktual i SHBA-së e ka krahasuar me Xhorxh Ushingtonin e Kosovës, ndërsa ai vetë me anë të një metafore guxoi para europarlamentarëve ta quante procesin e tribunalit special si absurd, duke marë për shembull romanin Procesi të Kafkës: “do të ishte më e përshtatshme ta quanim Josef K., ashtu si personazhi i Kafkës te “Procesi” u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar” tha ai në fjalim.

Dhe manipulimi i Ramës shkon në skaj kur ai aludon se Thaçi gjendet në Hagë si pasojë e gënjeshtrës së trafikut të organeve: “Eshtë ende në burgim. Krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si murtajë dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare”.

Duke ditur se në Strasburg nuk mund të flasë si në Shqipëri për drejtësi të manipuluar që vonon të dënojë Metën dhe Berishën, Rama u betua para asamblesë: “Megjithatë mos më merrni për keq. Nuk jam këtu të vë në diskutim as Dhomat e Specializuara të Kosovës e asgjë që lidhet me procesin e rregullt gjyqësor”.

Por, ai bëri pikërisht këtë vuri gjatë gjithë kohës në diskutim procesin që po zhvillohet në Hagë duke dashur ta zhvlerësojë atë dhe ta paraqesë si një proces të manipuluar, ku Rusia ka arritur të gënjejë Këshillin e Evropës dhe vetë gjykatësit apo prokurorët.

Natyrisht, që Hashim Thaçi, ndonëse gjendet në burg konsiderohet i pafajshëm, dhe gjithë shqiptarët do të uronin që ai ta fitonte këtë betejë ligjore, por pyetja që shtrohet është: Pse ky nxitim i Ramës për të bërë sikur e ndihmon? Pse ai po paguan çmimin e kundërvënies me ndërkombëtarët, që i reaguan ashpër në sallë e i bojkotuan takimet, për një çështje që e ka marrë në dorë drejtësia?

Rama në burgun e Thaçit, dy standartet me drejtësinë e ndërkombëtarëve

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve duhen parë disa deklarata të tjera të Ramës. Kur zgjidhja e konfliktit Kosovë Serbi, po tentohej të kanalizohej me aventurën e ndryshimit të kufijve, Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë në kuvendin e Kosovës: atë për një president të përbashkët të shqiptarëve. Atëherë ai nuk tha emër, po shumë kush e lexonte projektin e shkëmbimit të popullsive dhe territoreve si një bashkim të pjesës së mbetur të Kosovës me atdheun mëmë. Me Ramën kryeministër dhe Thaçin president. Këtë emër Rama do ta përmende shumë kohë më vonë atherë kur miku dhe aleati i aventurës së përbashkët ndodhej tashmë në qeli. Në fillim të majit, kur në Shqipëri ishte hapur procesi i presidentit të ri ai nuk nguroi të thotë se, nëse ish kreu i shtetit të Kosovës nuk do të kishte qenë në burg, ai do të ishte një presidenti i shkëlqyer i Shqipërisë: “Ai do të ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare. Kjo sepse ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është”, tregoi Rama zgjedhjen e tij.

Ndoshta edhe me këtë deklaratë, njësoj si me fjalimin e Strasburgut, ai i çoi mesazh Hashim Thaçit se i qëndronte besnik planit të dikurshëm pavarësisjt se çmimin për të e kishte paguar vetëm njëri, ai që e kishte lënë politikën për të përfunduar në Hagë.

©Lapsi.al

 



28 Comments

  1. Askush deri sot nuk ka mundur ta paraqese Ramen para institucioneve nderkombetare ashtu sic eshte: arrogant, agresiv dhe prepotent, sikurse e paraqiti vetveten ne Strasburg.

    Dhe pas aktit “trimeror” mori trenin per Paris, duke lene pas furtunen ndaj shqiptareve ketej e andej kufirit, ne nje kohe qe sot ne Bruksel do te flitej per levizjen e lire te kosovareve.

    Dhe ky eshte vetem fillimi…

    1. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale

      1. ( I paemër
        13/10/2022 te 17:54)

        Po ore plehre!
        Fajin opozita e ka perseri qe Rama shperfytyrohet ne KE
        Ju jeni vemjet e verteta e bythqirat e Rames, patericat e tij
        I keq rama thoni por skemi me ke ta nderrojme…
        Ju jeni plehra, plehra..

      2. Po i pergjigje te pa emrit te ores 17:54.Pse anketat nxjerin pakenaqesi me te madhe ndaj opozites .E vertete opozita eshte lart te qenit perfekte,por ajo eshte shkateruar me shume nga nderhyrjet e huaja ne funksion te gjoja stabilitetit e kete Rama e luan fort mire duke patur te gjithe shtetin ne duar njelloj si Enveri. E dyta eshte qe edhe gjermanet,nje popull goxha me shume inteligjent se ne shqiptaret i u shperla truri nga propoganda naziste e Hitlerit derisa shkateruan jeten e tyre ( per te tjeret nuk po i permendim).Te njejten gje po bejne rilindasit te cilet kane avantazhin e madh me nje shumice qe nuk do as buke as uje,as drita vec partia e tyre te jete ne krye ( kujtoni ate gruan nga Berating ne nje miting me Fatos nanon ne kohen e carjes me Ilir Meten) . Po shqiptarevet i eshte shperlare truri.Ata qe nuk e besoj e propoganden e neveritshme vazhdojne te ikin ne pamundesi te ndryshimit te gjendjes.

      1. Asht aq I fryme, sa kujton se te njejten peshe si k/ ministri angles apo si gjerman, o frances bile ne nji rast e ka shpreh: “Merkel eshte k/ ministre e Gjemanise une jam I Shqiperise.” me nji fjale e Quan veten te barabarte me ta me politiken evropiane… Rrote kari!

  2. Kur urrejtja per nje person eshte me e madhe se dashuria per atdheun , ato qe dalin kunder ketij fjalimi jane anti shqiptaret e vertet

  3. OKB publikon “Busullën e zhvillimit digjital”: Shqipëria e 8-a në Europë dhe e 19-a në botë, nga 191 shtete

  4. Një stilolaps 800 euro kishte në dorë sot në emision televiziv teksa i fliste shqiptarëve për korrupsionin qeveritar dhe se si SHBA dhe Britania e Madhe e akuzonin më këto për korrupsion dhe lidhje me krimin kur e shpallën ‘non grata’

    Ky stilolapsi ‘Mont Blanc’ që kreu i ‘Rithemelimit’ shfaqet në ekrane kushton plot 800 euro dhe mund të vërtetohet mjaft thjeshtë në internet.

  5. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.

  6. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

    Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *