• |
ide | kryesore

Aplikacioni i Donald Trump, sërish në Play Store

-Instant, F1, Stil



Google ka shtuar aplikacionin Truth Social të ish-presidenti, Donald Trump në Play Store. Ky njoftim vjen pasi e e ndaloi fillmisht platformën për shkak të shkeljes së politikave të moderimit të përmbajtjes.

Më 19 gusht, ne njoftuam Truth Social për disa shkelje të politikave standarde në paraqitjen e tyre aktuale të aplikacionit dhe përsëritëm se të kesh sisteme efektive për moderimin e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit është një kusht i kushteve tona të shërbimit që çdo aplikacion të dalë drejtpërdrejt në Google Play.” tha një zëdhënës i Googl

Aplikacionet që shfaqen në “Play Store”  kërkohen të kenë këto politika që parandalojnë përmbajtjet e paligjshme dhe ato që nxisin dhunën.

Google kërkon që aplikacionet të ofrojnë një sistem  brenda aplikacionit për raportimin e përmbajtjeve dhe përdoruesve të pakëndshëm. Gjithashtu të ketë një sistem për të ndërmarrë veprime kundër tyre.

“Truth Dare”  u lançua si një mënyrë për Donald Trump dhe mbështetësit e tij për të vazhduar komunikimin. Ai u tregtua si një aplikacion i fjalës së lirë me politika më lejuese sesa aplikacionet e tjera.

Ish-presidenti u shpreh atëherë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë. “Unë jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia dhe të luftoj kundër teknologjisë së madhe,” tha Trump në një deklaratë./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *