• |
ide | kryesore

Berisha konfirmon negociatat Bardhi-Paloka për bashkimin e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
negociatat berisha bardhi paloka



Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se mirëpret bashkimin e PD për zgjedhjet lokale. Ai konfirmoi negociatat me deputetët kundërshtarë në parti.

Berisha tha se asnjë nga palët nuk vendos kushte dhe në këtë mënyrë bashkimi do të ndodhë. Berisha tha se kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka komunikime me deputetin Gazmend Bardhi dhe se negociatat po vijojnë në të gjitha nivelet.

“E mirëpres bashkëpunimin. Cilido prej tyre të kandidojë. Cilido prej tyre është i mirëpritur të sugjerojë. Unë garantoj se ky qëndrim është plotësisht i hapur serioz dhe asnjë lloj paragjykimi apo vendimi. Unë mirëpres çdo kontribut të cilido demokratë në këtë proces. Paloka është në kontakt me Bardhin.

Paloka ka rastisur në një udhëtim në asamblenë ndërparlamentare në Ugandë, por kontakte kanë marrë. Jam i bindur që ekzistojnë çdo bazë për një bashkim të vërtetë. Nuk ka asnjë kusht. Zero kushte. Tërësisht e hapur.

Por edhe pala tjetër nuk kanë kishte dhe bashkimi kështu ndodh dhe të dy palët do të përpiqen të gjejnë më të mirën për zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi në proces bisedimi, në të proces në nuk vëmë kushte.

Ata janë deputetë të PD, nuk janë forcë tjetër politike. Ara kanë të gjitha të drejtat. Bisedimet do të qartësojnë çdo aspekt. Unë nuk paragjykoj asgjë. unë iu them këtu që hapat që ata kanë bërë janë plotësisht të pranueshme dhe ne kemi qenë të hapur pa kushte. Po vendosëm kushte nuk ka marrëveshje”,-tha Berisha në emisionin “Opinion”.



5 Comments

  1. Një stilolaps 800 euro kishte në dorë sot në emision televiziv teksa i fliste shqiptarëve për korrupsionin qeveritar dhe se si SHBA dhe Britania e Madhe e akuzonin më këto për korrupsion dhe lidhje me krimin kur e shpallën ‘non grata’

    Ky stilolapsi ‘Mont Blanc’ që kreu i ‘Rithemelimit’ shfaqet në ekrane kushton plot 800 euro dhe mund të vërtetohet mjaft thjeshtë në internet.Neser do thuash qe bardhi na e drodhi

  2. PeDja eshte nje bande komplet e shpartalluar dhe sbehet me deri sa te jete Non Grata ne politike Ky derr maloku duhet perplasur ne burg sa me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *