• |
ide | kryesore

Video/ Një tifoz i afrohet në rrugë, reagimi i Bernardo Silva bëhet viral

-Instant, Sport, Video
bernardo silva



Çdo futbollist i famshëm ndodh që e dallojnë në jetën e përditshme teksa ecën në rrugë. Tifozët kërkojnë foto, autografe apo kujtime të çdo lloji dhe reagimet e të preferuarve të tyre janë shumë të ndryshme. Ka nga ata që pranojnë me dashamirësi t’i kushtojnë disa minuta tifozëve. Por ka edhe nga ata që refuzojnë çdo lloj afrimi, duke mbajtur distancë. Si në rastin e Bernardo Silva. Reagimi i çuditshëm i lojtarit të City, në takimin me një tifoz në rrugët e Mançesterit, tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Të shëtisësh nëpër rrugët e qytetit të skuadrës tënde dhe të mos njihesh është praktikisht e pamundur për një futbollist. Aq më tepër nëse qyteti në fjalë nuk është një metropol i madh dhe jeton me futbollin. Kështu Bernardo Silva, ndërsa po ecte nëpër rrugët e Mançesterit, në mënyrë të pashmangshme ngeci në një takim me një tifoz. Por reagimi i çuditshëm dhe i shqetësuar i portugezit sigurisht që nuk ishte ai që priste tifozi.

KUKAFSHEHTI

Në videon e publikuar në TikTok, Bernardo Silva duket se po fshihet nga një tifoz. Lojtari e mbulon fytyrën me krah teksa mbështetet pas derës së një ndërtese. Pozicioni tipik i “atij që numëron” në kukafshehti. Tifozi, me telefonin në dorë, i afrohet portugezit para se t’i thotë “Bernardo Silva!”. Në atë moment lojtari i City, me një vështrim mjaft të hutuar, zbulon fytyrën e tij dhe i përgjigjet: “Si je miku im?”. Videoja e çuditshme u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe u pa nga 1.6 milionë njerëz brenda një dite.

Në momente të tjera, Guardiola e kishte lavdëruar Silvën, por në të njëjtën kohë ai shpjegoi se portugezi nuk mund ta fitonte kurrë Topin e Artë. Kjo për shkak të mungesës së aftësive të tij sociale. Ndoshta kjo video me miliona shikime mund t’i japë portugezit atë sprint social që i mungon ende…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *