• |
ide | kryesore

Një sondazh që rrëzon tre mite politike

-Instant, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews (shiko ketu) rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike. Së pari rezultatet e sondazhit rrëzojnë mitin e Edi Ramës si politikan i pathyeshëm. Së dyti, sondazhi tregon se bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën aktuale. Problemi i kësaj të fundit nuk është përcarja por mungesa e popullaritetit. Së fundi, sondazhi hedh poshtë idenë se partitë aktuale mund të renovohen duke prodhuar elita të reja që kanë legjitimitet në elektorat.

Idea se Rama është një politikan spektakolar artikulohet si nga admiruesit edhe nga
kritikët e tij më të mëdhenj. Për admiruesit kryeministri aktual është një qenie moderne dhe evropiane që fiton çdo betejë me punë, intuitë dhe inteligjencë. Për kritikët ai është një personazh i keq, arrogant, autoritar dhe egocentrik që kontrollon gjithçka nëpërmjet regjimit që ka ndërtuar, duke përfshirë edhe elektoratin që e manipulon dhe i bën lavazh truri sepse ka kapur totalisht mediat dhe pronarët e tyre oligarkë.

Pavarësisht këndvështrimeve të kundërta të dyja perspektivat bien dakord se Rama është një super politikan. Ama nëse popullariteti në elektorat është një nga indikatorët bazë të suksesit të një politikani atëherë Rama dhe qeveria e tij janë shumë larg të qenurit të suksesshëm. Sipas sondazhit të fundit të Euronews 56% e të anketuarve kanë mendim negativ për Ramën dhe vetëm 40,6% kanë një mendim pozitiv për të. Pra ajo që quhet “pëlqimi neto”, diferenca mes pëlqimit dhe mos-pëlqimit, në rastin e Ramës është thellësisht negative, -15,4%.

Ky është një rezultat i dobët për çdo politikan në një vend demokratik. Pasja e një
pëlqyeshmërie neto pozitive është minimumi i domosdoshëm për një politikan të suksesshëm.

Dhe rezultati negativ i Ramës nuk është rastësi, ai reflektohet edhe tek vlerësimi që i bëhet qeverisjes së tij. Shumica e të anketuarve, 45,8% e vlerësojnë si të keqe ose shumë të keqe qeverinë aktuale përkundër një pakicë prej 24,4% që e vlerësojnë atë si të mirë ose shumë të mirë.

Gjetja e mësipërme konfirmohet edhe nga fakti se shumica dërrmuese e të intervistuarve, 57,3% mendojnë se gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimn e gabuar. Vetëm, 23,1% mendojnë se gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ky është një nivel i lartë pesimizmi që në fakt konfirmohet edhe nga sondazhe të tjera.

Të gjitha të dhënat e mësipërme tregojnë se Rama qoftë si politikan, qoftë si kryeministër është larg të qenurit një “sukses spektakolar”. Në këtë aspekt “regjimi” i tij është shumë ndryshe nga ai i Orbanit në Hungari, i Erdoganit në Turqi apo i Putinit në Rusi. Te këta të fundit popullariteti i liderit dhe i regjimit është realisht tejet i lartë (ndonëse gjërat për Putinin po ndryshojnë pas
luftës në Ukrainë).

Në rastin e Turqisë edhe në kulmin e krizës ekonomike në korrik të vitit 2022 kur inflacioni arriti 78% Erdogani kishte një pëlqyeshmëri negative -12% (shiko ketu) . Viktor Orban në Hungari, nga ana tjetër, në pranverë të vitit 2022 kishte një pëlqyeshmëri neto pozitive +24% (shiko ketu).

Pa përmendur faktin që ka shumë mundësi që intensiteti i mbështetjes për regjimet e Erdoganit dhe Orbanit është shumë më i lartë se në rastin e Ramës (edhe pse ende nuk është matur), sepse regjimet e tyre bazohen tek ideologji tejet të konsoliduara nacional-konservadore. “Regjimi i Ramës”, nga ana tjetër, nuk ka asnjë bazë të
shëndoshë ideologjike përveç parrullës “Rama punon”. E thënë ndryshe rrënjët e “regjimit Rama” janë shumë më të cekëta në shoqërinë shqiptare krahasuar me regjimin e Erdoganit në Turqi apo të Orbanit në Hungari.

Natyrisht mbështetësit e Ramës me të drejtë mund të argumentojnë se sondazhi tregon thjesht një reduktim të përkohëshëm në popullaritetin e Ramës si pasojë e krizës ekonomike globale dhe inflacionit të lartë që ka prodhuar. Ndonëse kjo është e vërtetë duhet të kujtojmë që krizat e mëparëshme, tërmeti dhe covid, jo vetëm që nuk e ulën por e rritën popullaritetin e Ramës. Ndaj fakti që kriza aktuale po e redukton mbështetjen e tij në elektorat tregon se kemi të bëjmë me një tendencë afatgjatë. Aq më tepër kur pesimizmi i elektoratit, që reflektohet tek opinioni i shumicës se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, ka ardhur në rritje gjatë viteve të
fundit të qeverisjes Rama.

Pyetja që lind natyrshëm është se si ka mundësi që Rama vazhdon të fitojë zgjedhjet edhe pse pakënaqësia me të dhe qeverisjen e tij është e madhe, madje mazhoritare? Edhe këtu përgjigja është e thjeshtë dhe del qartë nga rezultatet e sondazhit. Nëse shqiptarët janë të pakënaqur me Ramën ata refuzojnë edhe më shumë Berishën, Bashën dhe Metën.

Pëlqyeshmëria neto e Berishës në elektorat është -45,3%. Shumica dërrmuese e të
anketuarve 71,5% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm një pakicë prej 26,2% e shohin pozitivisht. Situata është akoma më e rëndë në rastin e Bashës dhe Metës. Pëlqyeshmëria neto e Bashës është -69,5%. Ndërsa në rastin e Metës refuzimi popullor ndaj tij është pothuajse unanim; 90.7% kanë një mendim negativ për të dhe vetëm 6,7% e shikojnë pozitivisht. E thënë ndryshe pëlqyeshmëria neto e Metës është -84%!

Shifrat e mësipërme mjaftojnë për të kuptuar se përralla që Rama nuk rrëzohet me
zgjedhje propogandohet nga një opozitë që refuzohet nga elektorati. E vërteta është se Rama rrëzohet shumë thjesht me zgjedhje, sepse ai ka një pëlqyeshmëri neto qartësisht negative, çka është një pikë e dobët për cdo politkan edhe në një vend me demokraci problematike si e jona.

Ama as Berisha, as Meta dhe as Basha nuk e rrëzojnë dot Ramën sepse pëlqyeshmëria e tyre neto është nëntokë.

Pikërisht për këtë arësye shpikin “bajlozin Rama” që të na shfaqen si Gjergj Elez Alia, me të cilin kanë të përbashkët vetëm plagët. Kjo përrallë i bën punë edhe Ramës, sepse me mitin e super-politikanit ai tashmë ka nënshtruar të gjithë Partinë Socialiste dhe e ka mbushur qeverinë me adhurues dhe adhuruese të tij. Kemi të bëjmë me një mit që i shërben të dyja palëve por që është shumë larg realitetit politik ku ndodhemi.

Realiteti është sa i qartë aq edhe i trishtë. Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama por janë edhe më të pakënaqur me opozitën PD-PL. Shumica dërrmuese e të anketuarëve, 66,3% e vlerësojnë këtë opozitë si keq dhe shumë keq. Ndërkohë që qeveria Rama vlerësohet keq dhe shumë keq nga 45,8% e të anketuarve. Pra refuzimi ndaj opozitës është më i lartë se refuzimi ndaj qeverisë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Rama fiton me opozitën aktuale, pavarësisht pakënaqësisë popullore në rritje.

Ndaj problemi i opozitës aktuale nuk është përcarja, siç na thuhet përditë, por mungesa e popullaritetit. Kjo buron nga mungesa totale e një ideali, fryme apo vizioni opozitar që mund të ngjallë shpresë në elektorat. Në këto kushte bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën.

Bashkimi i dy apo tre qelbësirave nuk prodhon një dlirësirë por një qelbësirë akoma më të madhe që mban më shumë erë.

Këtë llogjikë të thjeshtë e tregojnë edhe shifrat e sondazhit. Berisha dhe Meta pëlqehen më shumë vecmas se të bashkuar. Kështu Berisha ka një nivel pëlqimi absolut (jo neto) prej 26,2%.

Meta nga ana tjetër e ka nivelin e pëlqimit 6,7%. Një bashkim mekanik y të dyve, sic e propozojnë shumë analistë dhe strategë politik, duhet të prodhonte një pëlqim prej 32,9 % (26,2 + 6,7). Në rastin më të keq pëlqyeshmëria e përbashkët duhet te ishte mestaraja (e paponderuar) e pëlqimit të të dyve, 32,9% pjestuar me 2, që na jep 16,5%.

Në fakt pëlqyeshmëria e bashkimit Berisha dhe Meta është sa gjysma e skenarit më
negativ. Vlerësimi i opozitës PD+PL si e mirë apo shumë e mirë është vetëm 8,3%, sa gjysma e mestares së vlerësimit të Berishës dhe Metës vecmas (16,5%) dhe sa një e katërta e shumatores së vlerësimit të të dyve (32,9%). Kaq mjafton për të vërtetuar se në politikë 1+1 ndonjëherë bën 0 dhe ndonjëherë 3, në varësi të sinergjisë që prodhohet mes aktorëve politik.

Pra politika nuk mund të reduktohet tek tabela e shumëzimit apo e mbledhjes sic ndodh shpesh tek ne. Për këtë arësye një bashkim mekanik mes Berishës dh grupit Basha jo vetëm nuk i shton por i humb vota opozitës. Ky i fundit është akoma më pak popullor se vetë Berisha, sidomos pas dështimit spektakolar që shfaqi në përballjen me babin e tij politik. Ndaj bashkimi mes të dyve jo vetëm nuk do i shtonte vota berishizmit por do reduktonte votat anti-berishë që përfaqëson krahu Basha.

Popullariteti tejet i ulët i delfinëve politik si Basha, Alibeaj apo Veliaj është një tjetër e dhënë domethënëse e sondazhit që rrëzon idenë se elitat aktuale mund të rinovohen. Ato janë të paafta të prodhojnë elita të reja që i tejkalojnë në popullaritet. Është interesante të shikosh se pëlqyeshmëria neto e Erjon Veliajt, -26.5 është më e negative se ajo e Ramës (-15,4%). Po kështu pëlqyeshmëria neto e Bashës është më ulët, -69.5%, se ajo e Berishës (-45.3%). Të dy këto shembuj tregojnë se elitat aktuale prodhojnë kopje të shëmtuara të vetvetes që nga elektorati gjithnjë vlerësohen nën nivelin e orgjinalit. Për këtë arësye idea se ato mund të renovohen duke prodhuar elita të reja më cilësore dhe më legjitime është iluzion. Vizioni, karakteri dhe individualiteti janë karakteristika bazë të cdo lidershipi, përkundër imitimit dhe servilizmit ndaj kryetarit. Fatkeqësisht lidershipi aktual si në PD, PS dhe PL lejon vetëm ato karriera politike që bazohen tek servilizmi ndaj shefit dhe jo tek liria e mendimit apo forca e karakterit.

Shkruar per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



15 Comments

  1. “Së dyti, sondazhi tregon se bashkimi jo vetëm nuk e forcon por e dobëson opozitën aktuale. ”
    Ça thua o hajvan ? Qysh bashkimi e dobeson opoziten ? Mesa shoh ti bene propaganden e palloshit o kar me syze.
    Ja turre te qithe qelepirxhinjte e palloshit te na mbushin mendjes se bashkimi i opozites e dobeson opoziten .
    Te dhjefsha skenderbeun i thone ketij muhabeti , kur tha se te bashkuar mund te fitoni .

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Ky është një idiot njëlloj si alibeu, që kërkojnë të futen në politikë me gjykata apo sondazhe të manipuluara.

    2. Rama e keqja me e vogel. Kete e dinim. Puna eshte te gjejme nje me te mire se i gjati. Adriatik Llapaj sduket i keq

      1. Nje pyetje e thjeshte: kush e paguan Adriatikun te dale ne TV cdo nate? Si e fiton buken e gojes ky njeri qe rri ne TV cdo dite, duke thene nje tufe parrullash dogmatike?!

      2. Po Orbani cfare ka bere per tu quajtur udheheqes i nje regjimi?
        Apo eshte kundra sorres dhe bythe shpuarve te tjere.

  2. Besoj qe ata qe kane lexuar artikujt e Kajsise e dine se ku qendron ai.Une e barazoj 100% me Florenc Vangjelin,jane me te rafinuar se Merobazet e shumte neper studio e portale.Kjo eshte nje propoganda gebelsiane ne favor te qeverisjes me te keqe ne Evrope.

  3. Si gjithmone fjale imzot fjale, vetem per te na mbushur mendjen se Rama eshte i pazevendesueshem ose opsioni me i mire.

    Mendoj se Kajsiu me ose “pa” vetedije i sherben Rames ne cdo artikull qe shkruan, te cilet jane propagande e kamufluar per “superpolitikanin” liderin global shqiptar.

    Sa per opoziten Kajsiu pozicionohet qarte kunder.

    Shkurt, nje kakao mendore ne vazhden e te gjithe atyre analisteve qe e quajne veten te paanshem, por qe nuk e kamuflojne dot simpatine e tyre gjenetike per mavite.

    Sillet neper rreshta se Rama na qenka superpolitikan.

    Dhe kete na e thote Kajsiu.

  4. Po te jetoje ne Shqiperi do e kuptoje qe sondazhet jane te pavlera, ne momentin qe ende mbushen kutite, manipulon media bashke me prokurorine dhe policine, patronazhistet spiunojne qytetaret.
    E ne fund do bije ne perfundim qe analiza eshte e pavlere pasi perseri nuk jep zgjidhje por thjesht perserit te njejtat gjera qe fliten prej 30 vitesh qe duhet te iki kjo klase politike dhe te vi e reja.

  5. Padyshim që liderët politikë arrijnë të shquhen nga të tjerët si rezultat i energjive të tyre.
    Ndërkaq, energjitë njerëzore kanë dy kahje, ate pozitive dhe negative.
    Por nuk duhet të harojmë edhe faktin tjetër, se energjitë negative qoftë edhe në një përqindje më të vogël, vlerësohen nga një shoqëri me një të kaluar negative, ashtu siç krijoi sistemi diktaturial ekstremist enverist.
    Ndonëse kanë kaluar tashmë mbi 30 vite nga shembja e sistemit diktatorial ku Enveri quhej si perëndi, në ndërgjegjen e shoqërisë së indoktrinuar shqiptare për fetishizimin e kultit të individit, vazhdon edhe sot kjo mendësi.
    E majta ndonëse bën një politikë ekstremiste korruptive të djathtë, është “spiropalizuar” duke e quajtur Ramën si Skënderbe, kurse e djathta që lufton “kapitalizmin korruptiv komunist” vlerëson Berishën me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”
    Është bërë tepër e vështirë të dallosh kufijtë ideollogjikë midis së djathtës e të majtës, pasi etja për pushtet shtetëror, dominohet vetëm nga qëllimi për tu pasuruar sa më shpejtë në rrugë korruptive.
    Është ky realitet pra që i bën të dyshimta sondazhet në Shqipëri.

  6. O Kajsi! Kuptoje o burre se po nuk doli kush qe t’i konkuroje, kjo eshte opozita qe do te zevendesoje Ramen. Me ose pa deshiren tone. Nuk eshte Basha. Kot flet per te, ti apo sondazhi qofte. Perballe eshte Berisha. Era e Bashes as u shfaq, as do te shfaqet me. Nuk egziston dhe pike. Po ta perseris edhe njehere: po deshe te gjesh dike te afte qe te dale para Berishes duhet te gjesh dike te afte, punetor, shume punetor, te jete 99- sh, te jete trim te mos terhiqet kur te humbe, por te vazhdoje pa u lodhur, pak e nga pak, cdo dite nga nje hap. Perndryshe sa kohe qe opozitare te tille nuk ka, ne pushtet do te vije Berisha, do apo nuk do ti, Rama, une, Amerika apo Turqia qofte. E perseris: nuk eshte me Basha. Nuk do te jete me as Rama. Nuk e mbron dot asnje YURIKIMS sado i forte te jete. Kaq!

  7. O zerdelia . Gjithmonë t’i bën sikur sulmon Ramën por në fakt ti me shprehjen e keqja më e vogël etiketon të keqen me të madhe e se e bashkuar.Dmth me pak fjalë rroftë Rama thua ti.Ske faj se dhe ti ke gjetur mënyrën e jetës me këtë sjellje.Lepij b…n Ramës se nuk del keq motoja jote.

  8. Sinqerisht ju mëshiroj o militant të shkretë që kujtoni se e ka fajin Kajsiu që Metën e përbuzin 90% e të anketuarve e Berishën 45% .
    Ne që s’kemi votuar kurr sepse e neverisim vërtetë rregjimin dhe nuk jemi si ju “demokratët” që keni kryetar partie një ish sekretar partie të cilit ja pranoni që t’a trajtoj partine si prone private, e dimë që Kajsiu po thotë të vërtetën se opozitë më të pështirë nuk bëhet dhe s’ka.
    Ju të mjerët thoni s’kagjë se dhe me Berishën e Moniken do fitojmë se do na vij rradha. Të mjerët ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *