• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina, shuplakë e rëndë Hearts: Cluj vë nën presion Ballkanin e Ilir Dajës

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Fiorentina rikthehet te fitorja në Conference League, duke u ngritur në këmbë pas pokerit të pësuar kundër Lazios. Formacioni viola morën përpara Hearts, që i kishin mposhtur edhe në ndeshjen e parë, me një 5-1 tronditëse. Jovic, Biraghi, Nico Gonzalez (dygolësh) dhe Barak shënuan golat për italianët, ndërsa Humphrys fiksoi golin e flamurit për skocezët. Kështu, Italiano shkon në +4 nga vendi i tretë, në prag të ndeshjes së kthimit kundër Basaksehir. Turqit mposhtën Riga 3-0, me dy golat e Stefano Okaka.

Nëse do të luante gjithmonë kundër skocezëve, Fiorentina nuk do ta kishte problem golin, ashtu si dallohet në kampionat. Pas tre golave në Edinburg, skuadra e Italianos i shënoi pesë në shtëpi Hearts. Në total tetë, një më shumë se ato të shënuara deri tani në Serie A. Ndërkohë, kualifikimi për në raundin e 1/16 të Conference League është pothuajse i arritur. Madje është gjithashtu mundësia të arrihej edhe vendi i parë. Por sërish do të nevojiten golat kur Basaksehir, tashmë i kualifikuar, të arrijë Franchi, sepse 0-3 në Turqi duhet përmbysur. Ndërkohë, Italiano është plot besim dhe gjen lojtarë të rëndësishëm në vijën e parë, duke i dhënë besim Joviçit dhe 90 minuta, me dygolësh, për Nico Gonzalez.

NDESHJET E TJERA

Në Grupin C, Villareal nuk ka asnjë problem të mbajë me pikë të plota vendin e parë. Fitore 1-0 kundër Austria Vien dhe 12 pikë për spanjollët, në pritje të përplasjes së ndjekësve. Partizan Beograd mposht Koln në Grupin D, ndërsa AZ dorëzohet në Limasol për Grupin E. Në Grupin G, të Ballkanit, Cluj mposht Slavia Prague 2-0 duke u ngjitur në 7 pikë, aq sa kosovarët nëse mposhtin Sivaspor.

Europa Conference League Group A
Fiorentina 5-1 Hearts
Istanbul Basaksehir 3-0 RFS
Europa Conference League Group C
Austria Wien 0-1 Villarreal
Europa Conference League Group D
Partizan Beograd 2-0 FC Cologne
Europa Conference League Group E
Apollon Limassol 1-0 AZ Alkmaar
Europa Conference League Group F
Djurgaarden 4-2 Gent
Europa Conference League Group H
Slovan Bratislava 3-3 Basel
Europa Conference League Group G
CFR Cluj 2-0 Slavia Prague



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *