• |
ide | kryesore

Napoli, makinë golash: në Champions mesatarja është rekord

-Instant, Sport
Napoli



Napoli është një nga skuadrat e pakta të 5 kampionateve më të mira evropiane ende i pamposhtur si në ligë ashtu edhe në Champions. Të kaltrit janë rreshtuar në krah të Manchester City, Psg, Benfica dhe Real Madrid, por me një detaj më shumë: është një makinë golash. Me 10 golat e shënuar ndaj Ajax, në dy ndeshje, ata janë ngjitur në 17 gola të shënuar në 4 ndeshje të fazës së grupeve. Një mesatare prej 4.25 për ndeshje. Tani ata presin Rangers që pëson 4 për ndeshje, përpara se ta mbyllin në Anfield. Nëse do të ruanin këtë mesatare do të thyenin rekordin e PSG-së, të vendosur në sezonin 2017-18. Francezët shënuan 25 gola, mesatarisht 4.17/ndeshje.

TOP 5

Pas parizienëve, është Bayern Mynih 2019-2020 me 24 gola, Liverpool 2017-18 me 23, po bavarezët, në sezonin e kaluar (22) dhe Borussia Dortmund 2016-17 me 21. Prandaj është e imagjinueshme që në podium të ngjitet skuadra e Spallettit. Mesatarja realizuese është një gol çdo 4.8 goditje. Rekordi për numrin më të madh të golave në një edicion të vetëm është 45, i vendosur nga Barcelona në 1999-2000. Rivaldo shënoi 10, i ndjekur nga Kluivert me 7, Luis Enrique me 6 dhe Figo me 5, me mesatarisht 2.81/ndeshje. Pasohet nga Bayern kampion i 2019-2020 me 43 gola në 11 ndeshje, por me mesataren më të mirë ndonjëherë (3.91). Golashënuesi më i mirë ishte Lewandowski me 15 gola.

SALAH

Ndërkohë dje është rrëzuar një rekord i Champions, ai i trigolëshit më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Mo Salah e shënoi atë në 7-1 e Reds në Glasgow kundër Rangers. Egjiptiani mundi me 60″ Bafétimbi Gomis, i cili më 7 dhjetor 2011 i realizoi në 8 minuta në fitoren 7-1 të Lyon ndaj Dinamo Zagreb.

MINUS 4 NGA REKORDI

Me 36 golat e djeshëm, 16 skuadrat në fushë kanë arritur vetëm 4 gola nga rekordi në një mbrëmje të vetme. Ai mbetet 40 gola, i arritur më 21 tetor 2014. Cska Moskë-Manchester City 2-2, Roma- Bayern Munich 1-7, Apoel-Psg 0-1, Barcelona-Ajax 3-1, Schalke-Sporting Lisobna 4-3, Chelsea-Maribor 6-0, Bate Borisov-Shakthar Donetsk 0-7, Porto-Athletic Bilbao 2- 1. Të martën u shënuan vetëm 14, për një raund gjithsej me 50 gola, shumë larg nga 63 të raundit të parë në 2000-01.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *