• |
ide | kryesore

Tekniku i United Ten Hag, paralajmëron FA: “Ronaldo nuk do ta pranojë dënimin”

-Instant, Sport
ten hag



Manchester United është në kërkim të konfirmimeve në Europa League. Red Devils kërkojnë tre pikë të tjera ndaj Omonia Nicosia për t’iu afruar kualifikimit. Por në konferencën për shtyp fokusi ishte te Cristiano Ronaldo. Portugezi pret të mësojë vendimin e FA, që mund ta gjobisë për sjellje të papërshtatshme ndaj tifozit autik të Everton. Ronaldo e goditi me shuplakë në dorë djaloshin dhe i theu telefonin. Për këtë ka ndërhyrë Ten Hag, që mund ta rreshtojë sërish titullar. Deklaratat e trajnerit holandez janë marrë nga Manchestereveningneës.

RONALDO

Portugezi duket se është rikthyer në formë pas disa javësh të vështira në pankinë. “Unë jam këtu për ta mbështetur dhe për ta shoqëruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai po rikuperon shpejt 100% formën – tha Ten Hag -. Ka kërkesa specifike nga çdo lojtar në çdo pozicion në fushë. Unë dua të marr maksimumin prej tij. Tani jam i kënaqur me paraqitjen e tij, pasi në muajt e parë ai vuante nga një gjendje jo optimale. Fiziku i tij u sprovua rëndë nga mungesa e tij në dy javët e para-sezonit. Gjë që tregon se askush nuk mund të përballojë luksin e anashkalimit të përgatitjes. Për sa i përket sanksionit të mundshëm, do të flasim… dhe nuk do t’i pranojë”.

EUROPA

Trajneri përpiqet të përqendrohet edhe te sfida ndaj qipriotëve. Një ndeshje, në fakt, shumë e rëndësishme për vendin e parë në grup. “Liga e Evropës është një kompeticion shumë i vështirë, ne duam të përfundojmë të parët në grup. Jo vetëm sepse jemi United, por edhe për të shmangur arritjen e vendit të dytë dhe luajtjen e dy ndeshjeve të tjera. Luajmë shumë shpesh, me një ritëm shumë intensiv, e të menaxhojmë lodhjen dhe dëmtimet është një problem që na prek të gjithëve. Si skuadër, në numër dhe cilësi, jemi në gjendje të përballojmë angazhimet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *