• |
ide | kryesore

Transportonin dru në mënyrë të paligjshme, dy të arrestuar në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në zonë të mbrojtur, vihen në pranga 2 shtetas në Korçë.

Po ashtu në këtë operacion është sekuestruar automjeti që do të transportonte sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të prerjes së pyjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. F., 45 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe K. Dh., 23 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit M. F. dhe K. Dh., në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Bozdovecit”, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të zonës është gjetur një automjet tip “Mitsubishi”, i ngarkuar me një sasi drush. Automjeti, i cili ishte në përdorim nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Uau,Uau paskan kapur nje Mistubishi me dru,arritje e madhe me 1 metro kub,O qorre shko kapni ata qe po i grine me kocensione pyjet dhe po jua shesin me 50-60mije lek te vjeter meter kubin hallexhinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *