• |
ide | kryesore

Zbulimi i “shtëpisë së barit”në Shkodër, policia sqaron detajet në konferencë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, konferencë, shkoder



Pas zbulimit të shtëpisë së drogës në Shkodër policia ka dalë në një komunikim për mediat për të sqaruar detajet. Drejtuesi i policisë në këtë qytet Hamdi Fjora tha se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, janë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase. Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Lexo më shumë: 100 kg kana bis, arrestohen 15 persona në Shkodër

Po gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:
  2. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *