• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Klos me tre viktima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
klos



Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Klos ku mbetën të vrarë 3 persona.

Sipas dëshmisë së të afërmve të familjes së autorit, Fiqiri Mjeshtri thuhet se ai kishte në pistoletën e tij vetëm një plumb. Me atë plumb në fund vrau veten. Kjo ngriti dyshimet se vrasja e 17-vjeçarit Kenado Shira dhe babait të tij ishte e planifikuar më herët.  Këto dyshime ende mbeten në pikëpyetje.

Gazetarja Anila Ahmataj zbuloi se vajza 15-vjeçare ndodhet në banesën e familjes. Sipas gazetares, vajza e mitur ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Sa i përket të plagosurit Renato Hasula, ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Lexo më tej: Hetimet/ Ngacmimi i vajzës përfundoi me 3 të vrarë në Klos 

Lexo më tej: Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori 

 



4 Comments

  1. Nese vertet i ati do te donta ta vriste mund ta kishte bere qe prej fillimit pa folur fare.
    Qellimi i tij besoj ka qene thjesht te flasin si fillim sepse mund te gjenin nje zgjidhje paqesore. Por shpesh here ne keto biseda ku nervat jane te tendosura mjafton nje fjale e tepert ose e gabuar per te kaluar ne dhune.

    Keqardhje e madhe. Nese shteti do te kishte kryer punen e vet ky rast mund te zgjidhej me nje padi per ngacmim seksual, dhe shantazh per jeten ndaj vajzes se mitur.

    1. Shteti ka fajet e veta! Por edhe shoqeria eshte akoma ne kohen e mesjetes. Ne mos e gjithe, nje pjese e mire e saj. Ky eshte fakt! Per nje te gervishtur makine, te iken jeta!

      Shteti pjelle e shoqerise se nje vendi eshte. Me kete lloj brumi, ky lloj shteti do dale. 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *