• |
ide | kryesore

Zhupa-Kumbaros: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedive të ndodhura gjatë sezonit turistik

-Instant, Lajme, Të fundit
ina zhupa



Në një interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro në seancën e sotme plenare, deputetja Ina Zhupa u shpreh se ministrja duhet të mbajë përgjegjësi direkte për keqmenaxhimin e plazheve. Zhupa ngriti shqetësimin mbi situatën në bregdet duke thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret. Ajo përmendi si problematika: pastërtinë, shërbimin e mbikëqyrjes së shpëtimit apo pastrimin e mbeturinave.

Sipas Zhupës, ‘paaftësia’ e ministres doli në pah sidomos në ngjarjen e trishtë të Potamit. Zhupa solli në vëmendjen tragjedinë nga mbeti e vrarë 7-vjeçarja nga një skaf i drejtuar nga polici Arjan Tase. Deputetja demokrate tha se në çdo shtet tjetër ministrja do të kishe dhënë dorëheqjen.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra. Por i mallkuar nga qeveria. Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro? Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi? Ministrja shkonte në Durrës natën për të inspektuar plehrat. Ndërkohë ditën lëngonte nga plehrat, ndërsa 420 mln euro harxhohen për inceneratorë që nuk djegin”, tha ajo.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *