• |
ide | kryesore

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pievaiola në Corciano.

I riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë Alfa Romeo me të cilën udhëtonin 5 persona.

Shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë, raportojnë mediat italiane. Makina u përplas me barrierat anësore të rrugës. Por përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçarin shqiptar. Dy të tjerët mbetë të plagosur.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia që nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *