• |
ide | kryesore

Ben Affleck dhe JLO shfaqen për herë të parë në publik pas dasmës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ben Affleck dhe Jennifer Lopez bënë paraqitjen e tyre të parë si cift në një event.

 Lopez dhe Affleck u fotografuan në Los Anxhelos për shfaqjen e  Ralph Lauren S. Ben kishte veshur një kostum të zi ndërsa Lopez një fustan të zi me vija dhe kapelë të zezë. Në fillim të këtij muaji, çifti mori pjesë në JR Ridinger Celebration Of Life në Miami. Megjithatë, ata nuk ecën publikisht në tapetin e kuq. Pasi u martuan zyrtarisht në një ceremoni intime në Las Vegas më 16 korrik, dyshjas hkëmbyen betimet para miqve dhe familjes në një martesë luksoze në Gjeorgji më 20 gusht.

Në një letër për fansat e saj të shpërndarë në shtator, Lopez përmendi: “Beni dhe unë qeshëm një natë më parë për martesën  në këtë moshën. Jemi shumë mirënjohës që kemi një familje të re të mrekullueshme. Jini të duruar se mbase do të përjetoni momentin më të bukur të jetës tuaj në një udhëtim në Las Vegas në orën dymbëdhjetë e gjysmë të mëngjesit në tunelin e dashurisë, me atë me të cilin do të kaloni jetën. Dashuria është një gjë e mrekullueshme. Mendoj se ia vlen të presësh. Me dashuri, zonja Jennifer Lynn Affleck”./Lapsi.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *