• |
ide | kryesore

Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Berisha, marty sali-berisha-edi-rama



Sali Berisha ka këmbëngulur se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vend që ta ndihmonte i ka ngulur një thikë pas shpine interesave të çështjes shqiptare. Ai ka argumentuar se në vend që të mbante një fjalim provokues kryeministri duhet të lobonte me urtësi për ti bindur pjesmarrësit që ti hiqnin shqiptarëve njollën e turpit që u la rezoluta e votuar pas raportit të Dick Martit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i PD aegumentoi se nëse vërtet Rama kishte qëllim të arrinte një rezultat konkret ai duhej të ndiqte nje rruge krejt të ndryshme. Berisha tha se nga praktika ekzistojnë dy 2 mënyra si mund të hiqet “njolla” ndaj Shqipërisë nga raporti i Dick Martyt.

Dhe të dyja ato kalojnë përmes miratimit të një rezolute, por fatkeqësisht nuk ka asnjë të tillë në Këshillin e Evropës. Ndonëse e dinte se Shqipëria e ka paraqitur një të tillë që në korrik, Berisha nënvizoi se ajo nuk është futur në procedurë. Rruga e parë që kjo mund të arrihej ishte sipas tij që të lobohej pranë vendeve mike.

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

“Ti duhet të lobosh tek qeveritë mike dhe t’u thuash që jemi të akuzuar për këtë gjë.

U thua të lutem më ndihmoni për të hequr këtë njollë. Edi Rama duhet të shkonte në kryeqytetet evropoane dhe u thoshte që hetimi u bë, rezultati është ky. Tani është në nderin tuaj që të na hiqni njollën. Pra rezoluta, vetëm kështu nisej, pas lobimit në disa vende anëtare që merrnin nismën për ta mbështetur atë”.   

Sipas Berishës kur nuk bëhet nga lart në nivel qeverish ka dhe një rrugë të dytë që kalon përmes lobimit brenda përbrenda deputetëve të Këshillit të Evropës

“Ajo mund të ndërmerrej nga delegacioni ynë, duke siguruar 20 firma nga 5 vende të ndryshme mike.

Delegacioni ynë aty, bën një tekst rezolutë dhe mbledh firmat. Kështu rezoluta futet në procedurë dhe ti pastaj përpiqesh të bësh shumicën” argumentoi ai.

Por në vend që të ndiqte një nga këto dy strategji racionale dhe institucionale kryeministri u mjaftua me një fjalim shou që i provokoi pjesmarrësit duke bërë efektin e kundërt të lobimit.

Rama fjalim fshikullues në Këshillin e Europës për shpifjet e “shtëpisë së verdhë”

Sipas Berishës ai u soll “sikur ishte Enver Hoxha në Bukuresht, u tha parlamentarëve keni humbur busullën morale. Absolutisht me një gjuhë që nuk e flet kurrë kreu i një vendi të lirë”. 

Për Berishën ndryshimi i prioriteteve nga lobimi me urtësi në një fjalim delirant të denjë për diktatorë ka prodhuar efektin e kundërt.

“Me fjalën e tij, përfaqësuesi i Shqipërisë shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata janë përfaqësues të vendeve mike. Ata që bojkotuan atë, bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtare të NATO-s. E bojkotuan sikur ishte Lukashenko ose Gadafi. Edi Rama foli aty si njëri prej tyre.

Vetëm diktatorët thyejnë ligjet në fjalime. Asnjë lider nuk e tejkalon kohën e diskutimit më shumë se 5 minuta. Njeriu i vetëm që në karrierën time politike, kam parë që tejkalon fjalimin e tij, ishte vetëm Lukashenko në Europë, ndërsa në Europë e bënte Gadafi. Nëse shkove në Strasburg me qëllim për të hequr një njollë Shqipërisë, shumë mirë. Kemi një njollë të padrejtë nga Dick Marty-t që duhej shlyer, por Rama e dëmtoi këtë mision”, argumentoi kreu i PD.

©Lapsi.al



35 Comments

  1. KRAHASOHET RAMA ME GADAFIN HAHAHAHAHAHAH

    NE KOHEN E GADAFIT LIBIA HANTE ME LUGE TE FLORINTE

    NE KOHEN E RAMES SHQIPTARET PO I BEJNE MUTIN VENDIT TE TYRE TE DASHUR

    1. Epo Rama në KE, ka kërku të hidhej poshtë rezoluta që votoi Sala më 2011 për me dënu gjoja krimet e UÇK-së.
      Sala me fjalë e don shumë Kosovën, ndërsa veprat flasin ndryshe.
      1-Në 1995-1996 gjithë bota ja bllokoi naftën Milosheviçit. Mirëpo ju gjend pranë miku i tij SRB, e ka furnizu me naftë për tanket dhe avionët serb, për me vra sa ma shumë boshnjakë dhe kosovarë.
      2- Ishte SRB ai që e ka qujt UÇK organizatë terroriste marksiste-leniniste. E keni te gazeta RD e PD-së.
      3-Ishte SRB ai që arrestoi shumë udhëheqës të UÇK, ndërmjet të cilëve Adem Jasharin dhe Ashim Thaçin.
      4- Ishte SRB ai që ju bani thirrje udhëheqësve kosovarë mos me shku në Rambuje , sepse aty do të vendosej bombardimi i Serbisë dhe çlirimi i Kosovës.
      5-Ishte SRB ai që bante thirrje që të ndalej bombardimi i NATO-s mbi Beograd, sepse po vritej populli i pafajshëm serb.
      6- Ishte SRB ai që më 2005 kur Kosova ishte çliru nga sundimi serb, i kërkonte udhëheqësve kosovarë mos me kërku pavarësi por autonomi substanciale, që donte me thanë Kosova Republikë e varun nga Beogradi.
      – Këto gjana dhe të tjera, kan ba që udhëheqësi i Kosovës Ibrahim Rugova, të mos pranonte me u taku me SRB , derisa vdiq.
      7-Shtoni dhe votimin pro për rezolutën në KE, në vitin 2011, për dënimin sipas raportit të Dick Marty, mbi gjoja krimet e UÇK-së. Për këtë rezolutë përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i çamëve Shpëtim Idrizi, kanë votu kundër. Berisha votoi pro. Sepse ishte patriot i madh, dhe të tana keto ma sipër i ka bo se e don shumë popullin kosovar prandaj jua ka kujt nonën.

  2. Si nuk të vjen turp o Sali.
    Je figura më hipokrite dhe malinje që ka nxjerrë Shqipëria.
    Përfundimisht ti më bind se je i biri i Karaxhicit.

      1. Një stilolaps 800 euro kishte në dorë sot në emision televiziv teksa i fliste shqiptarëve për korrupsionin qeveritar dhe se si SHBA dhe Britania e Madhe e akuzonin më këto për korrupsion dhe lidhje me krimin kur e shpallën ‘non grata’

        Ky stilolapsi ‘Mont Blanc’ që kreu i ‘Rithemelimit’ shfaqet në ekrane kushton plot 800 euro dhe mund të vërtetohet mjaft thjeshtë në internet.Te kemi pare 30 vjet salih metaj se si ti nuk fole nje here ne PE por vetem neper skutat e errta te europes duke punuar vetem per miloshevicin njelloj si vellai biologjik karaxhic qe vriste e priste me armet e karburantin qe ti dergove o krye krimineli i Trustit te Geshtenjave

      2. O Namut, ti dhe Gëbaza patronazhistëve tu hash atë që bëjnë në mëngjes, pasi hanë sufllaqet.
        Patronazhistët do vazhdojnë të hanë sufllaqe deri më 21 maj 2033. Po ju o të zes që hëngrët vetëm një muaj vjet byrekë me gjizë të prishur.
        Kështuqë më e mira për ju, vrisni veten që të mos shikoni çfarë bëjnë patronazhistët.

      3. me thoj nje te mire te Saliut?edhe jo duke fole fjale banale se sje me nene edhe moter ne shpi se atje te falet ketu je ne publik

          1. Po mire mor *T* une qe sjetoj ne Shqiperi per mbi 30-vjet jam patranozhist? a ore kare me zile, por qe sbene tring-tring une thashe cfare ka bere sala, ti flet per patronazhista, ajde naten edhe mos e mbaj gojen hapur kur fle gjume se si dihet

  3. po i rruhet trapi rames per kosoven, derisa shkoi vet me fol aty dmth qellimi ishte vetja e tij, te dukej ai, me nje fjalim qe do mbahet mend, vetem fjalimi, se te tjerat vk

    1. Sak të gjitha çar thotë Berisha.Rama është antikosovar e antishqiptar. Mendon se duke u sjellur në këtë formë ndihmon Kosovën por në fakt e bën vetëm për vete.Eshtë nacirzist dhe kujton se do të jetë i përhershëm.Por ka një fund për të tillë tipa.Historia e ka treguar.

  4. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.Spiuni salih metaj,fjalet i mer era,vota juaj ne PE eshte dokument zyrtar o punebersi i serbise prej 47 vjetesh

    1. Po pa tjetër o i pa emër që do votonin kundra sepse ishin në opozitë.Pastaj koha tregoi që Rusmali si një jurist race veproi drejt.Thaci e të tjerë votuan gjykatën e posaçme dhe fatkeqsisht janë të akuzuar por ama kanë mundësinë dhe të drejtën të tregojnë të kundërtën e të shpallën të pafajshëm si Haradinaj.Dua të kujtoj që forca e Rusisë ishte e madhe në atë kohë falë dhe elasticitetit që tregonte Europa.Kjo u pa dhe me Ukrainën nga Gjermania kryesisht.Pra në një farë mënyre lanë Rusinë të bënte çar donte.Pra të kërkojnë drejtësi për vete dhe për luftën.Ja kanë borxh popullit shqiptar në Kosovë e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

  5. Zagarèt pa integritet qè shajnè doktorin e respektuar me shpifjet dhe gènjeshtrat e narkonevojtores sè majtè pasardhèse e partisè sè punès sè themeluar nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popovoqi dhe me plot gojèn e fèlliqt tè narkonevojtores sè majtè akoma janè tè indoktrinuar nga ky narkogangster kryeministèr ,qè bjerè dhe ngrihet me ankthin e zhbèrjes dhe pengimit tè simbolit tè demokracisè dhe shumè zhvillimeve pozitive shtetèrore tè Shqipèrisè,pèr dallim nga kryegangsteri kryeministèr i shitur dhe pa ndjenja kombètare tè pastra dhe tè sinqerta .Mirfilli i kètij kuislingu gangster dihet qysh tek çelèsat e kryeqitetit tè Tiranès deri sa ishte nè bashki ,ku bjelo dugme dhe zdravko çoliç ishin sèrbèt e parè qè ky i shpèrbleu ,nè kohèn kur Kosova shtypeshte dhe numèronte viktimat e gjenocidit sèrb.Po kryegangsteri i narkonevojtores sè majtè èshtè pèrsèri nè rolin e tij me Vuçiçin dhe shtypjen e interesit tè pèrgjithshèm kombètarè.Nji palaço qè pèrveç propagandès perverze tè tijè dhe mè tej ,bashibuzukève tè tijè kriminogena ,tjetra èshtè e gjitha bosh pa pèrmbajtje edhe pas 9 viteve qeverisje tè narkonevojtores sè majtè kriminogene.

  6. Rama eshte politikan i kalibrit boteror ndersa maloku i vucidolit eshte nje qenie qesharake me te cilin tallin karet te gjithe

    1. Po mor King,

      i kalibrit boteror jam. Biles me kerkoj kongresi amerikan per president, (mos i thuj njeriut se ambasadorja Kim me tha ta mbaj sekret) po Ju thashe beni si te beni se une do rregulloj Shqiperine, pastaj po me teproj koha do vij tju jap edhe juve nje dore.

      O sufllaqe o loqe! O ty te shpelafte mortja me gjithe politikanin a kalibrit boteror.

  7. Gedaf je ti o legen qe vrare 4 njerez ne mes te bulevardit. Ti qe quajte prokuroren e Shqiperise qe e kishe vene vete aty: lavire bulevardi.

    Rama mund te jete nje rrote kari, por ti je nje vrases si Gedafi.

  8. Lulzim Basha ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përgënjeshtruar për pak orë Sali Berishën, i cili në emisionin e Blendi Fevziut tha se Basha nuk e kalon dot oqeanin.

    Por duket, se këtë monopol do ta mbajë në Partinë Demokratike Sali Berisha, i cili, ndërkaq është shpallur Non Grata edhe nga Britania e Madhe.O Gimi o loqe qe nuk u poqe,salihu pse votoje pro se per te tjeret e dime

  9. është i njëjti njeri, edhe që bërtet “kapeni hajdutin”, edhe që është vetë i tillë. Sali Berisha e ka huq të vjetër faturimin tek të tjerët të fajeve e përgjegjësive të veta personale. Ndodhte një ngjarje e rëndë, dilte brenda dhjetë minutave e jepte listën e autorëve, njoftohej një gjëmë diku, me vrap drejtonte gishtin tek pala tjetër. Bllofet e Berishës janë tashmë gjah memesh e shakash që mund t’i gjesh pa u lodhur fare në rrjet.

  10. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

    Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.

  11. Kur dëgjoj të përgjërohen për Kosovën ata që bashkëpunuan me Millosheviqin, që shitën armë, lejuan të futen në Shqipëri gjithë farë eksponentësh të lartë të UDB-së, i bënë këshlltarë, zhdukën të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret serb, bënë funksionarë të lartë disa prej tyre, dhe, sikur të mos mjafton e gjithë kjo, në fund, kur lufta në Kosovë ishin në pikun e saj, bënë grusht shteti

  12. Pesë burra, që vetëquhen drejtues të një Republike që ekziston në mendjet e tyre, me emrin ‘Republika e Çamerisë’, kanë organizuar një koktejl me rastin e ditëlindjes së Berishës.

    “Përshëndetje, mirëserdhët! Qeveria e Republikës së Çamërisë, Presidenca e Republikës së Çamërisë, shtron një koktejl me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së Dr. Prof. Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *