• |
ide | kryesore

Britney Spears largohet nga mediat sociale pas akuzave

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka fshirë sërish Instagramin e saj. Këngëtarja, çaktivizoi llogarinë e saj vetëm disa ditë pasi akuzoi prindërit se e trajtuan atë “si një qen “ gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar.

“Pse më trajtuat si një qen?” ,shkroi ajo mbi një postim. Cfarë kanë vajzat e tua më shumë se unë Jamie që i trajtoje mirë ndërsa mua si një qen?” Britney gjithashtu pohoi se babai “më thoshte se isha e shëndoshë. Kurrë nuk u ndjeva mjaftueshëm e bukur”.

Komentet e saj erdhën vetëm një ditë pasi sulmoi Lynne se e kishte goditur “aq fort” për shkak se ishte kthyer njëherë vonë në shtëpi.

“Hera e parë që mora një shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më ftuan në plazh,” zbuloi këngëtarja.

Ajo vazhdoi, “Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston. Unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe ajo u mërzit. Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë.”

Lynne është përpjekur  më parë t’i kërkoj falje pasi Spears deklaroi se “një falje e vërtetë do të ndihmonte të mbylleshin mosmarrëveshjet e tyre.

Megjithatë, artistja refuzoi pajtimin me të duke shkruar: Për 13 vjet, më duhej të takohesha me mjekë çdo javë për të sjellë të kaluarën time. Kjo gjë më bëri  edhe më keq.  Mami merre faljen tënde dhe zhduku”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/06/britney-spears-reagon-ndaj-faljes-publike-te-mamase-se-saj/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *