• |
ide | kryesore

E dashura e nxori në pritë 26-vjeçarin që u gjet i mbytur në Maliq

Arkiva
ceco pajollari në maliq



Kanë dalë në dritë detaje të reja nga hetimet për ekze kutimin e 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq të Korçës në 16 qershor të këtij viti.
Policia njoftoi këtë të premte se ka vënë në pranga Martina Pajollarin, e njohur si ‘Tina’. Vajza dyshohet se fillimisht ka pasur një lidhje intime me të riun.

Dyshohet se ajo i ka kërkuar ndarjen të riut pas lidhjes me 43-vjeçarin e martuar Valter Mollaj. Çeço nuk ka pranuar dhe sipas hetuesve vajza e ka nxjerrë në pritë. Natën e ngjarjes i riu ka dalë nga shtëpia dhe pas 3 ditësh u gjet i mbytur në një rezervuar të fshatit Kolanec në Maliq. Vajza ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.

Hetuesit thonë se edhe ajo mund të jetë bashkëpunëtore. Në polici ka thënë se ka qenë e pranishme në momentin kur u krye krimi. Për këtë çështje janë arrestuar më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo. Dyshohet se shkak kryesor është bërë Tina Pajollari dhe lidhja e saj e dyfishtë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *