• |
ide | kryesore

FOTO LAJM/ “Don Agaçio” me dosje në dorë duke dalë nga SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai është marrë në pyetje nga prokurorët për rreth 60 minuta. 

Arsyet pse ka qenë në SPAK nuk dihen ende, por një dosje e rëndësishme mund të jetë afera e inceneratorëve, për të cilën ka persona të shpallur në kërkim, si dhe vijon të jetë në burg ish-ministri Lefter Koka. Pak ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako u liria nga gjykata me masë “arrest shtëpie”. Lapsi.al siguron një foto të Agaçit pak pasi ka dalë nga SPAK.

Njeriu kyç në Kryeministri i Edi Ramës shihet të mbajë në duar një dosje, mbase me shkresa për të shpjegur pozicionin e tij në aferën e inceneratorëve. E po kështu në dorën tjetër mban një çadër, që mbase për rastësi është me ngjyrën e rilindjes. Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga qeveria për arsyet përse Agaçi ishte thirrur në SPAK. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Vetem show , show dhe vetem show alla ridhjersash .
    Po qe se qendron palloshi ne pushtet mos prisni te ndodh apo te ndryshoje diçka .
    Vetem largimi i palloshit zgjidh shume halle te ketij populli .
    Revolucioni eshte e vetmja zgjidhje .

  2. Agaci nuk i ka bere vetem punet per inceneratoret, por me KM dhe Veliajn, ndaj edhe SPAK nuk vepron edhe pse dokumentet i ka te gjitha.

    Ne nje kohe qe “pronaret” e djegesave jane ne Vjenë, me parate me thase dhe Bllako doli nga burgu qe te “kujdeset per femijet”, gjithcka po ndodh eshte akti i mbylljes se kesaj historie, pasi firmëtari Veliaj duhet te kerkoje mandatin e trete me “duar te pastra”.

  3. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

    Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.

  4. Shikoni rrugen ku ecen Agaci ?Shikoeni mire a shkon me kostumin dhe kepucet qe ka veshur ky HAJDUT!!Nje pyetje kur vjen LlAPAQENI ne Pune??Lidheni me zinxhire tek tavolina dhe jepni lapsat te zhgarravise te pakten Eshte ber si ZAGAR Hidhjani dhe Koken ne nje tas qe hane qente qe te pakten mos te harxhoje paret e fukarejve per tu Hazdis neper dynja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *