• |
ide | kryesore

Pedagogët sërish në protestë për rritjen e pagave

-Instant, Lajme, Të fundit



Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë, për të kërkuar rritje të pagave. Pedagogët janë mbledhur përballë  Universitetit të Arteve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat.

Ndërsa  kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të bojkotojnë edhe procesin mësimor. Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë.

Pedagogët thonë se ditën e hënë, 17 tetor, ata do të bojkotojnë mësimin.

Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim.

Disa nga kërkesat e pedagogëve:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. 



2 Comments

  1. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *