• |
ide | kryesore

Progres raporti i BE/ Meta: Tregues i qartë i mungesës së vullnetit të qeverisë për të bërë reformat e kërkuara!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme në konferencë me gazetarët progres raportin e BE për Shqipërinë duke evidentuar disa nga pikat kryesore të tij.Meta u shpreh se këto pika të cilat kanë kritika të shumta për Shqipërinë, janë tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara nga BE.

“Theksohet mungesa e lirisë së medias. Kërkohet të sigurohet pavarësia e RTSH. Buxheti për arsimin mbetet shumë i ulët. Është shumë më poshtë se 1%. Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në vendet e BE është rritur ndjeshëm. Është ulur shkëmbimi i informacionit mes policisë shqiptare dhe atyre europiane dhe ndërkombëtare.

Të drejtat pronësore, procesi i kompensimit ka ngecur. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar. Numri i lartë i kontratave të përkoheshme të punësimeve në pushtetin vendor vijon të mbetet problematik. Këto janë disa nga aspektet më problematike nga raport progresi i BE. Është tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara”, tha Meta.

Deklarata e Metes

BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”,

Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në Progres Raport.

Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”. Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar. Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të. Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat. Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH”

Alokimi i buxhetit të Shqipërisë për arsimin në vitin 2021 mbetet i ulët. Sa i përket fondeve të Kërkimit është shumë më poshtë se 1% e PBB-së e synuar deri në vitin 2022.

Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.

Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik.



4 Comments

  1. Po pse u desh raporti i BE-se per ta besuar kur ne e shohim perdite me syte tane dhe e prekim çdo dite me duart tona ? Biles raporti i BE-se eshte i rezervuar e nuk i thote tamam te gjitha . A e kuptoni se tashme e keqja ka kap majat me te larta dhe vetem revolucioni mungon ? E degjuat dje Hoxhen tek Rakipi ? Te vetet i kane çuar leter palloshit ku i tregonin per 55 mega parcela te mbjella me kanabis ne shkoder . Dhe çfare beri palloshi do thoni ju ? As e rruajti fare per denoncimin . Vetem revolucioni e largon kete mafioz nga pushteti dhe e ndan nje here e mireshapin nga shqeri .

  2. është i njëjti njeri, edhe që bërtet “kapeni hajdutin”, edhe që është vetë i tillë. Sali Berisha e ka huq të vjetër faturimin tek të tjerët të fajeve e përgjegjësive të veta personale. Ndodhte një ngjarje e rëndë, dilte brenda dhjetë minutave e jepte listën e autorëve, njoftohej një gjëmë diku, me vrap drejtonte gishtin tek pala tjetër. Bllofet e Berishës janë tashmë gjah memesh e shakash që mund t’i gjesh pa u lodhur fare në rrjet.

  3. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

    Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *