• |
ide | kryesore

Raporti i Dick Marty/ Rama përdor fjalët e Gjiknurit të 11 viteve më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama gjiknuri raporti



Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj opozitës pas kritikave për fjalimin në Këshillin e Europës. Sipas Ramës, shumica në delegacionin shqiptar në KiE votoi pro një raporti të Dick Marty në 2011 ndërsa opozita e kohës kundër.

“Kujtesa historike na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar, ndërsa u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi” – shkruan Rama.

Ai ka publikuar edhe fjalët e Damian Gjiknurit të 2011-ës në Asamblenë e Këshillit të Europës.

“Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe MUNGESËS SË PROVAVE” – thoshte ndër të tjera Gjiknuri në atë kohë.

Për këtë çështje ka folur shpesh edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se vota e delegacionit shqiptar ishte vetëm për hapjen e hetimeve dhe jo për raportin.

“Nuk është e vërtetë është se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës. Është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për krime. Ka kërkesën që hetimi i të dhënave të raportit të Dick Marty-t të bëhet në Shqipëri e Kosovë. Po të mos ishte votuar, Shqipëria pranonte fajësinë” – është shprehur Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg



5 Comments

  1. Meqe ky i gjati merret me dikun e martit per rapuertosin e famshem, njoftojeni ate dhe ata te bordit te kar buranteve perfshire edhe qetin se cmimi i karburantit ka rene ne bursa. Ose qetit mos i thoni se do i bjere infarkt

    1. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

      Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare.O D ebatiks i salih metaj si thua ti salihu e votoje rezoluten ne pe para 11 vjeteve,sa per cmimin e karburantit shfleto cmimet ne viti 2012 kur salihu nuk ishte ne lufte por ne paqe

      1. Edhe po ti shfletosh çmimet e 2012 o i paemer nuk i krahason dot me keto çmime as te karburanteve , as te ushqimeve as te sherbimeve kjo edhe ne vlera apsolute por edhe per faktin e thjeshte se qe nga ajo kohe nuk eshte kujtuar njeri te indeksoje pagat dhe pensionet per inflacionin … a me fal para pak ditesh u rriten pagat e DAP , dhe disa drejtuesve te ministrise se drejtesise dhe financave shiko VKM per kete pas kesaj u kalua ne indeksimin me 6 – 9 % sipas lategorive ku nje pensionist perfiton 850 deri ne 1100 lek te reja etj etj Mos te permwnd vjedhjet e paturpshme ne energjib, ujsjellsa , rruge dhe vecanerisht ne pastrimin w plehrave .
        Çmimet kjo qeveri i rrit si ne kohë lufte ama ndihmat i jep si ne kohe paqe , mos shiko ndihmen qe heq kosava nga buxheti per pensionistet , studentet dhe familjet as ate qe ben maqedonia per te ndihmiar njerzit e vet mos e shiko por kenaqu me sufllaqen qe mer duke repliku me debatikasin ne se te duhen krabasime te tjera me thuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *