• |
ide | kryesore

Rrëmbimi dhe plagosja e Klajdi Sulos në 2020, arrestohet një prej 5 autorëve

Arkiva
grua, atentati,



Policia e Fierit ka vënë në pranga një prej autorëve të rrëmbimit dhe plagosjes së Klajdi Sulos. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2020. Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë Xhejsi Selmanaj. Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policise:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, ku 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje.

Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xhejsi Selmanaj, 26 vjeç, banues në Patos. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *