• |
ide | kryesore

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës. Rraja akuzohet për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, akuzë për të cilën ndodhet i arrestuar që prej vitit 2019.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një apartamenti në Tiranë, dy pasurive të tjera që edhe pse nuk janë të regjistruar në emrin e tij janë në zotërim të tërthortë nga Rraja. Po ashtu është kërkuar sekuestrimi i dy garazheve të vendosura në Tiranë.

Sa i takon automjeteve, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë nga Rraja, një audi A8 të regjistruar në emër të tij dhe një orë dore Roleks.

Njoftimi i Plotë:

Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë:

 Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
 Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
 Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
 Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
 Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
 Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
 Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
 Një orë dore Roleks.
 Shuma prej 2750 Euro.



1 Comment

  1. Ku eshte katandisur Shqiperia ne epoken e insektit Rama !
    Ky tipi ka xhaxhain deputet ne parlament. Quhet Rrahman Rrahja , deputet I P..S-se dhe eshte kumbari I Nikles e me gjere.!
    Ndokrat, Frrokrat, Qifet, Tom Doshrat, Elvis Roshrat etj, na I solli Edvin Rama ne parlament dhe ne pushtet lokal. Perdhunues, trafikante, hajdute ahtepish dhe vrases
    Pervec ketyre llumrave qe ka promovuar ne 9 vite pushtet , na del edhe na i jep mendje Europes sesi te menaxhoje krizen ne bote.
    Burgu eshte pak per kete baxhelle narcize dhe delirante !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *