• |
ide | kryesore

Vrasja e 3-fishtë në Klos, sekuestrohen telefonat e 17-vjeçarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
konflikti, klos



Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula. Ata u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë në Klos.

Gazetari Enver Doçi duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, raporton se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.

Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën. Sikurse plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra. Autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve. Pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.

Lexo më tej: Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që ekzekutoi babë e bir në Klo

Lexo më tej: “Amanet fëmijët”/ Vëllai rrëfen telefonatën e fundit të Fiqiriut pas ngjarjes në Klos 

Lexo më tej: Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që ekzekutoi babë e bir në Klos 



1 Comment

  1. KY ështe mentaliteti barbara Turke Otomane që Edi Rama nepermjet Xhamive të Turqise dhe Erdoganit po e perhap çdo dite e më shume në vendet që ta luftoje atë po e perhap edhe më shume se pse keshtu i interesone ati personalisht për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedh pa funde një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta. Ne pastaj do na ngelin fjalimet patrotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *