• |
ide | kryesore

Zbulohet se kë takoi 1 orë Ëngjëll Agaçi në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ëngjëll Agaçi



Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qëndruar për të paktën 1 orë në SPAK pasditen e së premtes. Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga çështja. Kur ka lënë Prokurorinë e Posaçme, Agaçi ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth marrjes në pyetje.

Agaçi ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençi i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

“Më herët Ëngjëll Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, – ka deklaruar gazetarja.

LEXO EDHE: FOTO LAJM/ “Don Agaçio” me dosje në dorë duke dalë nga SPAK



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *