• |
ide | kryesore

Video/ Fenomeni, pas 20 vjetësh, i kërkon ndjesë të gjitha mamave: “Më vjen keq”

-Instant, Sport, Video
Fenomeni



Futbollistët e famshëm janë idhujt e tifozëve të të gjitha moshave, veçanërisht të rinjve. Festimet, veshjet, tatuazhet, pamja fizike… Kush, aq më tepër në moshë të re, nuk do të bënte gjithçka për t’u dukur si idhulli i tyre? E në vitin 2002, fëmijë të panumërt kopjuan prerjen e tmerrshme të flokëve të futbollistit më të fortë të momentit. Ronaldo Fenomeni, u shfaq në Kupën e Botës në Kore dhe Japoni me një lloj gjysmëhëne që bëri shumë bujë. Për atë prerje, braziliani pas dy dekadash vendosi t’u kërkonte falje të gjitha mamave.

Në një intervistë për ESPN, rreth 4 vjet më parë, Fenomeni shpjegoi arsyet që e shtynë të zgjidhte atë model skandaloz të flokëve: “Unë kisha pasur një dëmtim dhe njerëzit nuk flisnin për asgjë tjetër. Kështu që vendosa të prisja flokët dhe ta lija vetëm atë pjesën përpara. Shkova në stërvitje dhe të gjithë më panë me ato flokë të tmerrshme. Por në fund të gjithë po flisnin për këtë dhe harruan dëmtimin tim. E kështu mund të ndihesha më i qetë dhe të përqendrohesha në stërvitje”, tha me atë rast ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Real Madrid dhe Milan.

Fenomeni ka folur në transmetimin anglez Good Morning Britain, në funksion të publikimit të dokumentarit mbi karrierën e tij. Ronaldo ka dashur të kërkojë falje për pasojat që ajo prerje e tmerrshme bëri në të gjithë botën: “Nëna ime dhe miliona nëna në mbarë botën ende më urrejnë mua sot”, ka rrëfyer braziliani. “E takova njerëz me fëmijë që kishin të njëjtat flokë si unë. Më vjen keq, më vjen shumë keq për këtë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *