• |
ide | kryesore

Ishin të shpallur në kërkim, arrestohen dy persona te Komuna e Parisit

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, arrest në Tiranë



Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Mësohet se shtetasi Mehmet Lamko 62 vjeç dhe Elsi Balla kanë thyer masën e arrestit shtëpiak. Efektivët i kanë arrestuar në flagrancë te zona e Komunës së Parisit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Location 2”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:

– Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *