• |
ide | kryesore

Kërkohej nga autoritetet amerikane, lihet në burg 32-vjeçari indian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 31-vjeçarin indian. Ai u arrestua dje për trafikim të lëndëve narkotike. 31-vjeçari ka dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve. Ndaj tij rëndojnë dy masa arresti me burg nga autoritetet amerikane, si i përfshirë në trafikun nderkombëtar të drogës.

Sipas policisë arrestimi i indianit ka qenë koordinimi i RSO/DSS, Policisë së Shtetit dhe DEA-s për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.



1 Comment

  1. Shqiperia eshte bere streha e mafiozeve dhe te kerkuarve ne shume vende. Mjafton te shohim ata qe vetem 5 muajt e fundit kane dale ne Gjykata:

    – ne qershor nje i kerkuar per grup kriminal e pastrim parash nga Tajlanda,
    -nje muaj me pare nje i kerkuar nga Kina per mashtrim me 140 milion dollare,
    -me pas Ozeri i Turqise per mashtrimin gjigand me Bitcoin,
    -keto dite edhe indiani i droges i kerkuar nga ShBA.

    Sa te tjere nuk jane kapur e vazhdojne “punen” nga Shqiperia?

    A po kthehet vendi yne i pasigurte per qytetaret dhe i sigurte per krimin, e organizuar nderkombetar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *