• |
ide | kryesore

Arbitri nxjerr në ankand topin e “Dorës së Zotit”, tërbohet Lineker: “Përfitim nga gabimi më i madh i historisë”

-Instant, Sport
Lineker



Tani është zyrtare: nis ankandi. Topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin e paharrueshëm (i quajtur “dora e Zotit”) do të dalë në shitje, duke filluar nga 16 nëntori i ardhshëm. Argjentinasi e shënoi golin në çerekfinalen e famshme të Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë dhe topi do të ketë një vlerë mes 2,5 dhe 3 milionë dollarëve. Kështu vendosi Ali Bin Nasser, arbitri tunizian që atë natë të çmendur vlerësoi golin. “Ky top është pjesë e historisë së futbollit botëror. Më duket koha e duhur për ta ndarë me botën. Shpresoj që blerësi të mund ta tregojë dhe ta ndajë me tifozët”, tha Naser, i bindur për zgjedhjen e tij. Shitja do të transmetohet direkt dhe të gjithë blerësit potencialë do të mund të regjistrojnë ofertat e tyre online duke filluar nga data 28 tetor. Kundër është Lineker.

REAGIMI

E nëse nga njëra anë ka ekzaltim, nga ana tjetër ka nga ata që nuk gjejnë paqe. Ish-numri 10 i kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, është sulur kundër Naser. Në Tëitter ai nuk e ka fshehur zemërimin e tij për fitimin e jashtëzakonshëm të ish-arbitrit. Lineker, në fakt, nuk është në gjendje të kuptojë se si një objekt i historisë më të hidhur të Anglisë sportive mund të ketë mbetur gjatë gjithë kësaj kohe në duart e arbitrit. “Si dreqin ka mundësi që topi përfundoi te arbitri? Sa guxim e mbajti atë në dollap gjatë gjithë asaj kohe? Tani ai edhe do të përfitojë nga gabimi më i madh arbitral në historinë e Kupës së Botës”, shpjegoi sulmuesi. Për të përfunduar më pas: “Nuk mund të jetë e vërtetë”.

HISTORIA

Një objekt që karakterizoi një ndeshje kontroverse, gjatë së cilës El Pibe de Oro hyri zyrtarisht në legjendë. Në fakt, topi u përdor në 90 minutat e ndeshjes, një nga më ikonat në historinë e Kupës së Botës. Më 22 qershor 1986, në Mexico City, Maradona shënoi golin e parë me dorë kundër Anglisë, që u quajt “Mano de Dios”. Pastaj argjentinasi shënoi edhe “Golin e Shekullit”, duke dribluar pesë lojtarë kundërshtarë dhe portierin Shilton. Një dygolësh fantastik që poshtëroi kombëtaren angleze dhe e çoi Argjentinën fillimisht në gjysmëfinale dhe më pas direkt në fitoren e Kupës së Botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *