• |
ide | kryesore

Video/ Devijimi i Vlahovic fundos Torinon, derbi i Mole kthen Juventus te fitorja: Empoli kalon Monzën 1-0

-Instant, Sport, Video
Mole



Juventus ka mposhtur 0-1 Torinon në derbin e Mole, në ndeshjen e javës së dhjetë të Serie A. Bardhezinjtë i rikthehen suksesit pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Champions League. Skuadra e Allegri krijoi më shumë në një ndeshje sidoqoftë shumë të ekuilibruar. Bardhezinjtë u përplasën disa herë te një Milinkovic-Savic i shkëlqyer, por gjetën golin e fitores në minutën e 74-të. Një devijim para porte i Vlahovic në zhvillimet e një goditje këndi vendosi derbin e Mole në favor të Juventus. Skuadra e Allegrit ngjitet kështu në 16 pikë dhe kalon përkohësisht Interin në renditje.

Juve mbetet larg të qenit fluide dhe brilante për sa i përket lojës, në derbin e Mole. Por të paktën gjeti atë reagim karakteri dhe krenarie të thirrur nga presidenti Agnelli pas rënies në Haifa. Ai që tërhoqi bardhezinjtë është një Vlahovic në versionin më të mirë. Serbi, përtej golit, shumë i thjeshtë për të, luajti një ndeshje me personalitet të madh. Vlahovic po provon të bëhet lideri i një grupi që tani po përpiqet të gjejë veten. Performancës së serbit i duhet shtuar edhe ajo pothuajse e patëmetë e mbrojtjes treshe, krejt braziliane, që i la shumë pak hapësira Torinos. Granata edhe një herë u treguan tepër të lehtë përpara. Ata herë pas here shprehën edhe fraksione lojërash interesante, por finalizimi vazhdon të mungojë dhe të rëndojë shumë në renditje.

EMPOLI 1-0 MONZA

Në Serie A, Empoli mposhti Monzën 1-0 duke inauguruar kështu javën e dhjetë. Në Castellani, në atë që mund të ishte një sfidë shpëtimi, vendasit gjetën avantazhin në minutën e 11-të me zviceranin Haas. Lojtari u tregua më i shpejti për të dërguar në rrjetë grushtimin e Di Gregorios. Toskanët shkuan afër dyfishimit në fillimin e pjesës së dytë, por Destros iu anulua një gol. Gjysëm ore lojë edhe për Bajramin, por mesfushori shqiptar hyri në lojë kur Empoli u tërhoq. Nga ky moment ishte Monza që pati mundësitë më të mira për të ndryshuar rezultatin, pa ia arritur qëllimit. Empoli shkon në 11 pikë, Monza mbetet e ndaluar në 10.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *