• |
ide | kryesore

Ndryshon plani tarifor i Netflix, më pak para më shumë reklama

Paparazzi, Slider



Duke nisur nga 3 nëntori 2022, Netflix do të vërë më së fundi në dispozicion paketën e re të abonimit me reklama, për pak dollarë në muaj – një tregues se shërbimi i streaming është shndërruar në një paketë kabllore me një emër tjetër.

Pak orë më parë, Netflix njoftoi se paketa e re Basic with Ads do të aktivizohet më 3 nëntor 2022, me çmim 6.99 dollarë (5.49 euro) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Korenë e Jugut, Meksikë, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar.

Në këmbim të shikimit mesatarisht katër apo pesë minuta reklama në orë, Basic with Ads do t’u japë abonentëve një gamë të gjerë programesh të Netflix. Por jo të gjithë katalogun e platformës.

Vetëm një pjesë e vogël programesh televizive dhe filmash nuk do të shfaqen për abonentët e Basic with Ads për shkak të kufizimeve në licencë për të cilat Netflix po punon. Çdo reklamë e Netflix do të zgjasë 15 – 30 sekonda, të cilat do të shfaqen para dhe gjatë programeve.

Ndër të tjera, abonentët e Basic with Ads nuk do të mund të shkarkojnë përmbajtje në pajisjet e tyre dhe cilësia e videove është e kufizuar në 720p / HD. Me këtë abonim me çmim të ulët, ju do të mund të shikoni Netflix vetëm në një pajisje.

Në një konferencë për shtyp mbi paketën e re, Netflix e cilësoi atë “në favor të konsumatorëve” dhe shpjegoi se si ekipet e specializuara për tagging të përmbajtjes janë ngarkuar të gjejnë momente ndërprerje natyrale në spektakle apo filma kur të transmetohen reklamat.

Netflix theksoi se “ajo që ne bëjmë në momentin e debutimit nuk do të jetë përfaqësuese e mundësisë në afat të gjatë të asaj që do të jetë produkti”.

Në momentin e debutimit, hapësirat reklamuese të Netflix do të shiten me një sistem me çmim fiks në vend që të dalë në ankand. Kompania thotë se “qindra reklamues në botë” kanë blerë pjesën më të madhe të hapësirave fillestare.

/ The Verge /monitor/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *