• |
ide | kryesore

Studentët në mbështetje të protestës së pedagogëve, 3 kërkesa për Ministrinë e Arsimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Unioni i Këshillave Studentorë ka njoftuar se sot është mbajtur një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.

Sipas asaj që njoftohet, në përfundim të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.

Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.

Më konkretisht, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:

-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%.

-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit.

– Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.



8 Comments

  1. Nuk e kuptoj perse kufizohet levizja e pedagogeve dhe mbeshtetja e studenteve në kerkesa minimaliste ekonomike.

    Nëse neper tv artikulohet deshtimi i reformes arsimore, perse nuk shfaqet kerkesa per rishikim te reformes, duke perfshire kerkesat ekonomike?!

    Kur ne rruge dalin intelektualet e te rinjte edhe kerkesat, si dhe organizimi i protestes duhet te jete me i plote, sepse ne keto raste mbeshtetja e popullsise nuk mungon, perfshire shoqerine tone te vaket civile.

  2. Po plagjaturat? Po phd e fituara nga kandidat qe nuk plotesojne as kriteret minimale? Po titujt e pamerituara te marra nga stafi i universiteteve? Po programet qe behen ne leter dhe nuk ofrohen ne universitete?
    Rregulloni keto pastaj kerkoni rritje rrogash!
    Ju jeni te krahasueshem me bandat e tjera te krimit te organizuar ne vend, pasi po shkaterroni krejtesisht te ardhmen e rinise dhe te plote studenteve qe kane pasione e deshira qe u shuani ju me makuterine dhe harbuterine qe ju karakterizon.

    1. Ik mor plehre rilindase, neee eshte shkaterru shkolla sot kjo ka ndodh prej politikes. Titujt e pamerituar jane te farefisit e miqve te rilindjes. Shko e gjeji aty palaco i ndyre

      1. O injorant dhe idjot qe shkon mbas sali berishes punet e mira qe po behen sot ne arsim ka erresuar sut tuaj qe kur ishte sali berisha ne pushtet e shkterroji arsimin diploma fallso universitete fantazem shiteshin e bliheshin diploma fallso dokotoratura fallso nje pedagog mbante 30 doktorant piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe shkollat ishin te rrethuara me qoska ku shiteshin pilaf qofte raki madje dhe ne oborret e shkollave kulltoshin bagetit mesuesit rrishin gjasht muaji pa rroge madje u perdorshin per fushata ose ndryshe u flaknin ne rruge buxhet zero ja ky ka qen arsimi ne kohen e sali berishes dhe ju idjotet e sali berishes nuk keni fytyr e surrat te komentoni apo te flisni dhe arsyeja pse arsimi esht mbraba esht per shkakun tuaj qe per vite me rrall ju bashk me sali berishen e shkaterruat arsimin

  3. Nuk me rruhet as per lali Erin e as per ndonje politikan tjeter, por nese komentoni, perdorni te pakten argument.
    Nuk mjaftojne vetem ligjet, por per nje arsim dhe shoqeri te shendetshme, duhen njerez me moral te larte, thoshte Konfuci ne shek 6 para Krishtit. E pikerisht kjo mungon te pedagoget dhe politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *