• |
ide | kryesore

Valixhet me lëndë narkotike nga Rinasi në Stamboll, arrestohen shqiptarët në Turqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Në aeroportet e Stambollit dhe Sabiha Gökçen janë sekuestruan 97 kilogramë e 359 gramë drogë. Ky aksion është kryer dy ditë më parë nga autoritetet turke. Sipas deklaratës së ministrisë së Tregtisë, një aeroplan mallrash që mbërriti në Turqi tranzit u konsiderua i rrezikshëm. Ngarkesa, dërguesi dhe marrësi iu nënshtruan kontrollit të detajuar. Në kërkimin fizik të ekipeve u përfshinë edhe qen të policisë, të cilët zbuluan dy kontejnerë të mëdhenj.

Dy pasagjerë, të cilët u konsideruan të dyshimtë në analizën e rrezikut, u ndaluan dhe u kontrolluan. Valixhet që i përkisnin pasagjerëve të dyshuar u skanuan me rreze x. Policia sekuestroi 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe. Në valixhet e dy pasagjerëve u gjetën 32 kilogramë e 98 gramë kanabis.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *