• |
ide | kryesore

“Vuçiç po planifikon dorëheqjen, do të lërë pasardhësin e tij që të njohë Pavarësinë e Kosovës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kosova, vucic, serbia, okb, pavaresia



Aleksandër Vuçiç mund të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, për të lënë dikë tjetër t’i vendosë sanksione Rusisë dhe ta mbyllë dialogun me Kosovën.

Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Danas” këtë të shtune duke cituar Dragan J.Vuçiçeviqin, që është kryeredaktor dhe pronar i tabloidit “Informer”, i cili ka deklaruar se ka informacione të besueshme se Vuçiq po planifikon të dorëhiqet.

“Dragan J. Vuçiçeviç tha se sipas informacioneve që ka nga bashkëpunëtorët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç planifikon të japë dorëheqjen për të lënë “dikë tjetër” të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për këto dy lëvizje është aq i madh sa që vendi nuk mund t’i përballojë”, ka shkruar kjo gazetë.

Vuçiçeviç në një dalje televizive tha se informacionet që ka nuk mund t’i verifikojë, për shkak të “situatës së komplikuar”, drejtpërdrejt me Vuçiqin, sepse nuk mund të kontaktojë me të, por insiston se ato vijnë nga bashkëpunëtorët e presidentit nga qeveria.

Sipas shkrimit në Danas, në rast se Aleksandar Vuçiç dorëhiqet duhet ta informojë publikun që e ka dorëzuar dorëheqjen dhe mund të shpjegojë arsyet për këtë veprim.

Kushtetuta e Serbisë thotë se nëse presidenti i Republikës jep dorëheqjen, shkarkohet ose pengohet të kryejë detyrën, ai zëvendësohet nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare për maksimum tre muaj.

Nëse Aleksandar Vuçiq, i cili mban postin e presidentit të Serbisë, do të jepte dorëheqjen, Serbia do të udhëhiqej nga Vladimir Orliq, një anëtar i SNS-së në pushtet.

Komentit të prezantueses Dee Gjurgjeviç se Vuçiq nuk është tipi i personit që jep dorëheqje, Vuçiqeviq i është përgjigjur se “Vuçiq nuk është magjistar”, por përpiqet të zgjidhë situatat,

Ai tha gjithashtu se “Serbia duhet ta kuptojë se kjo nuk është politikë partiake”, por një politikë shtetërore që ka të bëjë me mbijetesën e kombit dhe të shtetit dhe se kjo mbijetesë varet nga të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët duhet të mblidhen rreth e rrotull nteresave shtetërore dhe kombëtare për të mbijetuar.”



4 Comments

  1. Ne pidh te asj kurve sllave qe te ka pkelle vafsh . Terhiqsh kemben zvarre dhe marrsh me vete edhe palloshin tone . Pastaj lozni basketboll si diletant qe jeni .

  2. Manover per te testuar reagimin dhe qendrimet e serbeve ne pergjithesi, si dhe te partive politike, perfshire opoziten.

    Testi eshte jo thjesht per Vucic, por per qendrimet lidhur me njohjen e Kosoves dhe kerkesat qe mund te paraqiten para nenshkrimit te marreveshjes mes dy shteteve, apo kushtet qe kerkohen nga politika serbe dhe opinioni publik.

    Eshte sondazh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *